BOTA

Nga president në kandidat për kryeministër, Aleksandër Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 16:41
Nga president në kandidat për kryeministër, Aleksandër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti më 25 ose 26 shtator, duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në fushatën për zgjedhjet parlamentare si president i vendit, por si "qytetar i zakonshëm".

Vuçiç tha se vendimi nuk lidhet me një detyrim ligjor, por me një zgjedhje personale. Sipas tij, menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të largohet nga posti dhe do t'i bashkohet fushatës elektorale.

"Nuk dua të bëj fushatë si President i Republikës. Dua të jem i pari që hyn në garë si një qytetar i zakonshëm", u shpreh ai, duke shtuar se muajin e fundit të fushatës do të udhëtojë nëpër Serbi me makinën e tij dhe me një kamionçinë të marrë me qira, për t'u takuar me qytetarët.

Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi Vuçiç shpërndau Kuvendin e Serbisë dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit. Më 5 shtator, Partia Progresive Serbe e propozoi njëzëri si kandidat për kryeministër dhe bartës të listës zgjedhore, duke konfirmuar se ai do të udhëheqë fushatën e partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Prej muajsh, Vuçiç përballet me protestat e studentëve dhe opozitës, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përgjegjësi politike pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Presidenti serb i ka cilësuar vazhdimisht protestuesit si "bllokues", ndërsa gjatë muajve të fundit ka folur disa herë për mundësinë e dorëheqjes nga posti para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027, pa përcaktuar një afat konkret.

Nëse e realizon vendimin që njoftoi këtë të premte, Vuçiç do të largohet nga posti rreth një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, duke hyrë zyrtarisht në garë për postin e kryeministrit.

Gjatë konferencës për mediat, presidenti serb tha gjithashtu se në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të flasë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai u shpreh se bota po kalon një periudhë të pasigurt, me konflikte që po zgjerohen dhe me një rend të ri ndërkombëtar që, sipas tij, ende nuk është konsoliduar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?