Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
BOTA

Ngatërresa fatale i kushton jetën motoristit, ndërhyri për të ndihmuar një grua

P
Piranjat 2 August 2026, 18:55 · 2 min lexim
Ngatërresa fatale i kushton jetën motoristit, ndërhyri për

Ngjarja që i mori jetën një 36-vjeçari në Somma Lombardo, në provincën e Varezes, gjatë natës mes 1 dhe 2 gushtit, ka marrë një kthesë edhe më tragjike. Sipas hetimeve, vdekja e tij lidhet me një akt të qëllimshëm, i nxitur nga xhelozia e tepruar.

Në rrugën shtetërore drejt zonës së Maddalenës, një 43-vjeçar, që drejtonte një automjet, dyshohet se ka përplasur qëllimisht skuterin ku udhëtonin 36-vjeçari dhe një grua 39-vjeçare, ish-e dashura e tij.

E pa ish-të dashurën me një burrë tjetër dhe u verbua nga xhelozia

Gruaja kishte pranuar të takohej për herë të fundit me ish-partnerin, pasi lidhja e tyre kishte përfunduar më pak se një muaj më parë. Ai i kishte lënë takim në Maddalena për t'i kthyer disa sende personale.

Mbrëmjen e ngjarjes, 39-vjeçarja po shkonte drejt vendit të takimit me skuter, duke ndjekur udhëzimet në telefonin celular, por humbi orientimin. Ajo ndaloi në anë të rrugës, e pasigurt se ku duhej të shkonte.

Në atë moment, një 36-vjeçar që po kalonte rastësisht, pa e njohur fare gruan, u ndal për ta ndihmuar. Ai i ofroi ta çonte me skuter deri në vendin e takimit.

Duke mos e parë të mbërrinte, 43-vjeçari hipi në makinë për ta kërkuar. Sapo pa ish-të dashurën në shoqërinë e 36-vjeçarit, dyshohet se i përplasi qëllimisht me automjet.

Pas përplasjes, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ekipet e emergjencës 118. Për 36-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë, pasi ai humbi jetën në vend.

Hetimet e kryera nga autoritetet përjashtuan mundësinë e një aksidenti rrugor, duke çuar në arrestimin e 43-vjeçarit me akuzën e vrasjes. /Piranjat News/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.