Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke deklaruar se qytetarët e Ballkanit Perëndimor po gënjehen për perspektivën e anëtarësimit. Sipas tij, procesi i zgjerimit ka përfunduar që me hyrjen e Kroacisë në BE në vitin 2013.
Një deklaratë e fortë vjen nga Shkupi kundër politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski, pretendon se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj dhe se qytetarëve të Ballkanit Perëndimor po u shitet një perspektivë që nuk përputhet me realitetin.
Në një intervistë për Gazetën Koha, Nikollovski tha se zgjerimi i BE-së është ndalur praktikisht që nga viti 2013, kur Kroacia u bë anëtare e bllokut europian.
Aleksandar Nikollovski: "Njerëzit po gënjehen në mënyrë të pandershme. Zgjerimi u ndal në vitin 2013 me Kroacinë. Nëse do të ishte ndryshe, trembëdhjetë vjet do të kishin mjaftuar që kjo të provohej."
Sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron te vendet aspirante, por te mungesa e vullnetit politik brenda vetë Bashkimit Europian.
Nikollovski pretendon se shumica e vendeve më të fuqishme të unionit nuk mbështesin zgjerimin, duke e bërë procesin gjithnjë e më të vështirë për vendet e Ballkanit.
Megjithatë, deklaratat e tij bien ndesh me qëndrimin zyrtar të Brukselit. Institucionet europiane kanë përsëritur vazhdimisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe kanë inkurajuar vendet e rajonit të vazhdojnë reformat.
Ndërsa Shqipëria konsiderohet një nga vendet që po avancon më shpejt në negociatat e anëtarësimit dhe Mali i Zi mbetet kandidati më i avancuar në rajon, Maqedonia e Veriut vijon të përballet me pengesa politike.
Procesi i integrimit të Shkupit mbetet i kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese që kërkojnë përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, një kërkesë e vendosur nga Bullgaria dhe e mbështetur nga Bashkimi Europian.
Pa sigurimin e shumicës prej dy të tretash në Parlament për këto ndryshime, negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk mund të ecin përpara, pavarësisht se vendi hapi zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit në korrik të vitit 2022
Gadishulli Iberik dhe veçanërisht Spanja, po vuajnë temperatura dhe vapë ekstreme që tashmë ka shpërthyer edhe në zj...
Më shumë gra sesa burra përfshihen në qeverinë e re të shpallur nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, për herë t...
Ushtria ukrainase goditi terminalin e naftës në Shën Petersburg në Rusi gjatë natës, rreth 1,100 kilometra larg kufirit ukrainas...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se negociatat mes SHBA dhe Irani për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe kontrolli bë...
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e B...
Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot. Predrag Petroviq nga...
Momente paniku u regjistruan në një stacion metroje në Sao Paulo, Brazil , kur një burrë 39-vjeçar fi...
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva e përshkroi të martën Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, si një &ldqu...
Shpërblimet dhe privilegjet që ofrojnë kartat premium të kreditit, si cashback, milje fluturimi dhe akses në sallonet VIP të aer...
Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me ...