BOTA

Nisin zyrtarisht bisedimet për armëpushim në Ukrainë/ SHBA, Europa dhe Kievi takohen në Berlin

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 20:12

Nisin zyrtarisht bisedimet për armëpushim në Ukrainë/ SHBA,

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë kanë nisur zyrtarisht.

 Sipas një gazetari të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Presidenti e Ukrainës Volodymyr Zelenski u prit ngrohtësisht në Kancelarinë Federale në Berlin nga kancelari Friedrich Merz (CDU).

Më parë aty kishte mbërritur një delegacion amerikan që përfshinte dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Sipas raportimeve të ngjashme të agjencive të lajmeve, emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbërritën këtë mëngjes në kryeqytetin gjerman Berlin. 

Diskutimet midis përfaqësuesve të Uashingtonit dhe Kievit për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë vazhdojnë sot me pjesëmarrjen e Evropës.

Negocimet po zhvillohen fillimisht në nivel këshilltarësh dhe pas dyerve të mbyllura. Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues gjermanë.

Si do të vazhdohet me diplomacinë për Ukrainën
Bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Qëllimi i bisedimeve është të shqyrtohet arritja e një pozicioni të përbashkët për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Një përfaqësues i presidencës franceze tha, se duhet të arrihet një ofertë bisedimesh ndaj Rusisë.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të jenë për bisedime me kancelarin gjerman Friedrich Merz si dhe me përfaqësues të nivelit të lartë të NATO-s në Berlin.

Qeveria gjermane konfirmoi të premten (11.12.2025), se Merz do të presë presidentin ukrainas për bisedime ekonomike dhe "për shkëmbim mendimesh lidhur me stadin e bisedimeve për paqen në Ukrainë".

Më vonë u konfirmua se në këto bisedime do të marrin pjesë edhe "disa kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane si dhe drejtues të BE dhe NATO-s".

 Presidenti ukrainas Zelenski ndodhet gjithashtu në Berlin.

Plani i SHBA-së parashikon lëshime territoriale nga Ukraina
SHBA rreth tri javë më parë paraqitën një plan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në versionin fillestar plani parashikonte shkëputje territoresh nga Ukraina duke i bërë lëshime Rusisë.

 Me insistimin e Ukrainës dhe të aleatëve europianë dokumenti u përpunua. 

SHBA presin megjithatë ende nga Ukraina që të bëjë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Moska deri tani nuk ka shprehur aspak gatishmëri që të tërhiqet nga objektivat e saj të luftës dhe të pranojë bisedime diplomatike për fundin e luftës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?