Një në pesë vetë në Bashkimin Evropian konsiderohet i rrezikuar nga varfëria. Komisioni Evropian dëshiron ta vendosë këtë çështje në fokus dhe ka paraqitur nisma për zgjidhje. Përgjegjësia qëndron te secili shtet.
Është një objektiv ambicioz që Bashkimi Evropian i ka vënë vetes: deri në vitin 2050 varfëria në BE duhet të eliminohet. Komisioni Evropian ka prezantuar tani një strategji për ta arritur këtë synim. Bëhet fjalë për disa pika të ndryshme. Një nga pikat kryesore është strehimi: Komisioni Evropian kërkon që shtetet anëtare të sigurojnë më shumë banesa me qira të përballueshme dhe sociale. Po ashtu, parashikohen programe për të parandaluar humbjen e strehimit, për shembull përmes sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe shërbimeve këshilluese.
Varëria e fëmijëve
Përveç kësaj, Komisioni Evropian fokusohet edhe te varfëria e fëmijëve. Strategjia kundër varfërisë kërkon përmirësim të arsimit dhe të ofertave përkujdesëse. Për shembull, fëmijët duhet të marrin ushqim falas në shkollë.
Shtetet anëtare përgjegjëse për politikat sociale
Politika sociale është zakonisht përgjegjësi e shteteve anëtare. Si pikë e tretë, synohet përmirësimi i përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, pasi ata janë veçanërisht të rrezikuar nga varfëria. Një nga objektivat është që personat me aftësi të kufizuara të përballen me më pak barriera gjatë udhëtimeve.
Megjithatë, strategjia përbëhet kryesisht nga rekomandime drejtuar shteteve anëtare. Për pjesën më të madhe të politikës sociale, kompetenca u përket shteteve anëtare dhe jo Bashkimit Evropian. Nga ana e Komisionit Evropian nuk ka fonde shtesë për zbatimin e strategjisë. Në vend të kësaj, fondet që tashmë ekzistojnë duhet të shfrytëzohen më mirë. Si hap i radhës, shtetet anëtare duhet të diskutojnë mbi propozimet. Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, një në pesë vetë në Bashkimin Evropian konsiderohet i rrezikuar nga varfëria. Tek fëmijët, kjo shifër është madje një në katër./ DW
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 May08:08
Stuhia e dëborës godet Koloradon, mbyllen shkollat dhe bllokohet trafiku
Një stuhi dëbore goditi disa pjesë të Kolorados. Sistemi përfshiu Malet Shkëmbore dhe në Rrafshnaltat e Larta një...
BOTA
7 May07:25
Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shpejt! Irani shqyrton propozimin e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin mund të “marrë fund shpejt”, duke theksuar se shumica e njerëzve...
BOTA
6 May23:26
Si e mashtroi ky burrë një miliarder duke i grabitur 450 milionë dollarë
Një burrë është akuzuar për mashtrimin e një miliarderi meksikan me rreth 450 milionë dollarë (331 milionë paund), ...
BOTA
6 May23:14
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka pranuar të mos ketë armë bërthamore, “ndër të tjera”, gjat&e...
BOTA
6 May23:01
Pentagoni po e kthen ekonominë në armë strategjike
Në Pentagon po konsolidohet një ide që deri pak vite më parë do të dukej më shumë retorikë se doktrinë: se luf...
BOTA
6 May22:52
Menduan se ishte restorant/ Turistët hyjnë në një funeral, pasi panë shumë njerëz dhe ushqim
Një grup turistësh në Tajlandë bëjnë gabimin më të çuditshëm viral të vitit. Ata panë një v...
BOTA
6 May21:39
VIDEO/ Pagoi 40 000 dollarë për një kafshë të rrallë, elefanti sulmon për vdekje milionerin amerikan. Pamje nga momenti
Një video tronditëse po bën xhiron e internetit nga momenti kur një elefant i tërbuar shkel dhe vret milionerin amerikan 75-vje&c...
BOTA
6 May20:48
Zelensky: Ukraina rikuperon miliona para’ të sekuestruara nga Hungaria
Ukraina ka rikuperuar miliona në para’ të sekuestruara nga Hungaria, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke e quajtur kët&eum...
BOTA
6 May20:39
Paraqiteshin si sheikë dhe udhëtonin me avionë privatë, dy vëllezërit zhvasin 21 milionë dollarë!
Dy vëllezër nga Ohajo, të cilët u paraqitën si biznesmenë të pasur me lidhje me familjet mbretërore të Lindjes...
BOTA
6 May20:18
SHBA godet anijen iraniane në Gjirin e Omanit, bllokada hyn në fazë të rrezikshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar ndjeshëm operacionet ushtarake në Gjirin e Omanit, duke ndërmarrë nj&eum...