Elisabetta Ferretto, ish-modelja 50-vjeçare nga Montagnana, Padova, e njohur si një nga gratë e para që denoncoi abuzimet e financierit të Nju Jorkut, Jeffrey Epstein, është gjetur pas disa ditësh kërkim.
Autoritetet e Interpolit konfirmuan se Ferretto ndodhet aktualisht në një burg në Florida, pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme italiane për ndihmë nga forcat e rendit në SHBA. Lajmi iu komunikua stacionit të karabinierëve në vendlindjen e saj dhe autoriteteve konsullore italiane në SHBA.
Familja e 50-vjeçares nuk kishte dëgjuar nga ajo që nga 22 prilli, disa ditë pas kthimit nga pushimet e Pashkëve, të cilat i kaloi me të afërmit në Montagnana. “Është fundi i një makthi”, i tha nëna e saj këshilltares Paola Barbierato, siç raportohet nga Il Gazzettino. Megjithatë, detajet mbi akuzat ndaj Ferrettos nuk janë bërë ende publike.
Dy javë më parë, kontaktet e Ferrettos ndërprenë papritur: telefoni i saj ndaloi së marrë mesazhe dhe profilet në rrjetet sociale u çaktivizuan. Kjo heshtje e papritur tronditi familjarët, të cilët raportuan zhdukjen e saj në Prokurorinë Publike të Rovigos. Raporti u dërgua më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila aktivizoi kanalet diplomatike me autoritetet amerikane.
Elisabetta Ferretto, e njohur dikur me mbiemrin Tai, ishte ndër gratë e para që doli nga anonimiteti për të denoncuar krimet e Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burgun e Nju Jorkut në gusht 2019. Ajo rrëfeu për New York Post se ishte larguar nga rezidenca luksoze e Epstein pasi kishte refuzuar propozimet e tij seksuale.
Sipas Ferrettos, ëndrra e saj për të arritur sukses në modë e çoi në SHBA në vitin 2001. Në vitin 2004, agjenti i saj i propozoi të takonte një burrë që “do t’i ndryshonte jetën” – i cili nuk ishte askush tjetër veç vetë Epstein, një mik dhe këshilltar financiar i Leslie Wexner, pronarit të Victoria’s Secret. Gjatë një audicioni të dyshuar si rremë, Epstein dyshohet se u përpoq të bënte një qasje seksuale, por Ferretto refuzoi dhe iku.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 May18:37
Cunami i dytë më i madh i regjistruar ndonjëherë, 1.5 herë më i madh se Kulla Eiffel
Një cunami i përmasave ekstreme, i konsideruar si i dyti më i madh i regjistruar ndonjëherë, është dokumentuar në Alas...
BOTA
6 May18:09
Nuk mund ta besoni ku e fshehu kokainën ky burrë! Policët u “neveritën”
Një trafikan droge e fshehu sasinë e tij të kokainës brenda jashtëqitjes së tij pasi u zu nga oficerët.
Warren Roberts ishte...
BOTA
6 May17:53
Ministri i jashtëm gjerman tregon rrezikun më të madh të Bashkimit Evropian
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, paralajmëroi të mërkurën se rregulli i unanimitetit në Bashkimin Evropian m...
BOTA
6 May17:51
Pedofili britanik e shndërroi dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij në një vend adhurimi nazist
Një ish-ushtar britanik është dënuar me gjashtë vjet burg pasi autoritetet gjetën më shumë se 600 armë ...
BOTA
6 May17:38
Alarm në Greqi, 5 të vdekur brenda muajit në burgun e Patrës
Pesë të burgosur kanë humbur jetën brenda vetëm 28 ditëve në burgun e Patrës, një rast që ka ngritur alarmin...
BOTA
6 May17:34
Diplomaci me kushte, Irani paralajmëron SHBA-të përpara përgjigjes vendimtare
Në një deklaratë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani Baghaei, t...
BOTA
6 May17:36
Ryanair mbyll bazën e saj në aeroportin e Maqedonisë dhe shkurton fluturimet për në Selanik
Ryanair po shkon drejt një vendimi përfundimtar për të mbyllur bazën e saj në Selanik nga vjeshta, sipas nj&eu...
BOTA
6 May17:29
Tensionet mes SHBA-së dhe Gjermanisë/ Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në nuk janë dëmtuar pavarësisht mosmarr...
BOTA
6 May15:59
Ministrat e Tregtisë së G7-ës zotohen të forcojnë përgjigjet ndaj tensioneve tregtare globale
Ministrat e Tregtisë së G7 shprehën shqetësim të thellë në lidhje me “shtrëngimin ekonomik”, veçan&...