Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç.Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia. Sipas raportimeve, pasi zbuluan trupat e pajetë të prindërve, dy adoleshentët iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë. Ky i fundit njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton Daily Mail.
Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.
Ndërkohë, dy fëmijët e çiftit po marrin ndihmë psikologjike pas ngjarjes së rëndë.
Një i afërm i tyre, xhaxhai, pritet të udhëtojë drejt Spanjës për t’u kujdesur për dy adoleshentët dhe për të marrë përsipër kujdestarinë e tyre.
Lexo edhe
BOTA
Misteri i jahtit në Jon! 66-vjeçari spanjoll ra në det dhe u zhduk, djali tregon çfarë ndodhi: Brenda 30 sekondash s’kishte më gjurmë...

VIDEO/ Pasagjeri i "plas" shishen në kokë shoferit të taksisë: S'më pëlqen theksi yt

Hungaria kthesë me 180 gradë ndaj Rusisë pas largimit të Orban: Kërcënim për Evropën dhe rendin global

VIDEO nga momenti i katastrofës në Nepal/ Shihni se si “mali” i baltës merr me vete qindra njerëz që ikin të tmerruar

Meta do të paguajë 17 miliardë dollarë dhe pranon të ndryshojë Facebook e Instagram, ja arsyet

Presidenti iranian, Pezheskian sfidon SHBA-në: Presioni ekonomik nuk do të arrijë asgjë!

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Nepal/ 31 të vdekur, qindra të zhdukur

Çmimet e iPhone 18 pritet të rriten, modelet e reja mund të kushtojnë...





