BOTA

Një tjetër shtet padit lojën e njohur Roblox

Piranjat Përditësimi i fundit 18 May 2026, 10:18

Një tjetër shtet padit lojën e njohur Roblox

Një tjetër shtet amerikan ka paditur platformën popullore të lojërave Roblox për shqetësime lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Sipas padisë së ngritur të enjten, autoritetet akuzojnë Roblox se është paraqitur si një hapësirë e sigurt për fëmijët, ndërsa ka dështuar të ndalojë predatorët online që synonin dhe shfrytëzonin të miturit në platformë.

Në padinë prej 51 faqesh pretendohet se Roblox nuk ka zbatuar masa bazë sigurie dhe ka vendosur rritjen e përdoruesve mbi mbrojtjen e fëmijëve. Sipas autoriteteve, platforma ka “lehtësuar shfrytëzimin dhe abuzimin seksual sistematik të fëmijëve”.

Padia pretendon gjithashtu se dizajni i platformës ua vështirëson prindërve monitorimin e aktivitetit të fëmijëve të tyre, duke i ekspozuar ata ndaj “të rriturve të rrezikshëm”, përmbajtjeve të dhunshme dhe materiale me natyrë seksuale.

Një rast i përmendur në padi lidhet me një vajzë 12-vjeçare, e cila dyshohet se u manipulua nga një burrë në të dyzetat që hiqej si adoleshent në Roblox dhe e bindi të dërgonte foto dhe video eksplicite.

Gjatë vitit të fundit, disa padi janë ngritur në SHBA kundër Roblox, duke pretenduar se platforma krijon një ambient që mundëson shfrytëzimin e fëmijëve online.

Një hetim i CBS News vitin e kaluar zbuloi raste të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve minoritare dhe simbole naziste në lojëra të ndryshme brenda platformës, duke anashkaluar filtrat e moderimit.

Autoritetet kërkojnë gjoba civile dhe masa të përhershme që do ta detyronin Roblox të zbatojë mbrojtje më të forta dhe më afatgjata për përdoruesit e mitur.

Sipas Roblox, platforma ka mbi 150 milionë përdorues aktivë çdo ditë dhe kompania pretendon se përdor sisteme sigurie të avancuara, inteligjencë artificiale, moderim njerëzor dhe kontrolle prindërore për mbrojtjen e përdoruesve.

Drejtori i sigurisë në Roblox, Matt Kaufman, deklaroi se kompania mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së fëmijëve online dhe se po vazhdon të forcojë masat mbrojtëse në platformë.

Deri tani, të paktën nëntë shtete amerikane kanë paditur Roblox, ndërsa disa të tjera kanë arritur marrëveshje me kompaninë./Përktheu Piranjat News

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?