“Nuk e di çfarë godita, po ha pica”/ 18-vjeçari që ecte si i çmendur aksidenton të moshuarin në Britani, ikën në shtëpi si të mos ketë ndodhur asgjë

Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet burg pasi përplasi me makinë një këmbësor 84-vjeçar, e la të plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i aksidentit pa i ofruar ndihmë. Pas ngjarjes, i riu u kthye në shtëpi, porositi pica dhe u dërgoi mesazhe zanore miqve, ku pranonte se mund të kishte goditur për vdekje një person.
Gjykata e Kurorës në Durham shpalli fajtor Sonny Horsfall për shkaktimin e lëndimeve të rënda me drejtim të rrezikshëm të automjetit, drejtim pa leje, pa siguracion dhe largim nga vendi i aksidentit. Përveç dënimit me burg, gjykata i ndaloi drejtimin e automjeteve për katër vjet.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 22 prillit në Redcar, North Yorkshire. Sipas hetimeve, Horsfall humbi kontrollin e një automjeti Audi A4 të sapoblerë, doli në trotuar dhe goditi 84-vjeçarin Eddie, i cili po kthehej në shtëpi. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësorin, ndërsa drejtuesi largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Prokuroria bëri të ditur se i riu nuk kishte patentë, ishte i skualifikuar nga drejtimi i automjetit dhe makina nuk ishte e siguruar.
Hetimet zbuluan gjithashtu video të regjistruara në telefonin e tij, ku ai shihej duke drejtuar me shpejtësi të lartë, duke kryer parakalime të rrezikshme dhe duke kaluar semaforët me dritë të kuqe. Në një prej videove ai dëgjohet duke thënë: “Sapo e bleva këtë bishë”, ndërsa në një tjetër shprehet: “Në djall me dritën e kuqe.”
Dy orë pas aksidentit, Horsfall i dërgoi një miku mesazhe zanore përmes Snapchat-it, ku tha: “Nuk e di çfarë godita… po ha pica”, ndërsa në një tjetër pranoi se mendonte se mund të kishte goditur rëndë ose vrarë një person.
Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari pësoi fraktura të shumta në legen, shpinë dhe këmbën e djathtë. Ai kaloi disa ditë në kujdes intensiv dhe, edhe pas operacionit, vazhdon të ketë vështirësi të mëdha në lëvizje, duke përdorur ndihmëse për ecje dhe duke vuajtur nga dhimbje të vazhdueshme.
Lexo edhe
BOTA
Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

Reagimet pas deklaratës së Paunoviç për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës/ Kos: Nuk mund ta imagjinoj që qëndron ende në detyrë...

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane për hetimet: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

Shkencëtarët pranë një zbulimi historik/ Çfarë fshihet vërtet brenda një vrime të zezë?

Pentagoni nis testimin e testosteronit për ushtarët mbi 30 vjeç/ Hegseth: Synojmë një forcë më të madhe dhe aftësi më të mira

Mediat paralajmëruan largimin e tij/ Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Akuza për praktika tregtare të padrejta/ SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës





