NYT: Ky vend evropian, shënjestër e Putinit për të goditur NATO-n. Nga agjentët te priftërinjtë, ja si funksionon plani rus
Paratë e shumta për të blerë njerëz miqësorë ndaj Rusisë, rekrutimi përmes Telegramit dhe priftërinjtë q&...
Paratë e shumta për të blerë njerëz miqësorë ndaj Rusisë, rekrutimi përmes Telegramit dhe priftërinjtë q&...
Konsensusi perëndimor për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor po shpërbëhet, ndërkohë që SHBA-ja dhe ...
Në protestën e 76-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes p...
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u arrestua në zonën e Astirit, në Tiranë, Siçilian Cakraj, i dys...
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e p...
Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri...
Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht. Gjatë m...
Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në...
“Kryeministri Edi Rama ndodhet në krizë imazhi dhe legjitimiteti”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Dem...
Paratë e shumta për të blerë njerëz miqësorë ndaj Rusisë, rekrutimi përmes Telegramit dhe priftërinjtë që përhapnin mesazhe anti-evropiane nga foltorja ishin pjesë e planit të gjerë të Moskës për të ndikuar në situatën politike në Moldavi.
Kremlini në të kaluarën ka përdorur dezinformimin, si dhe aksesin e paligjshëm në rrjetet elektronike, për të arritur qëllimet e tij. Por rasti i Moldavisë, shkruan një raport i gjerë i New York Times, duke cituar zyrtarë të inteligjencës perëndimore, shkoi shumë më tej se përpjekjet e tjera të Rusisë për të destabilizuar vendet perëndimore.
Ishte një skemë jashtëzakonisht e kushtueshme për blerjen e votave, që kushtonte qindra miliona dollarë dhe financohej nga miliarderi moldav Ilan Shor. E gjithë skema mbante firmën e Skolkovos, të ashtuquajturës “Lugina e Silikonit” të Rusisë.
Shor u largua nga Moldavia në vitin 2019, pasi u akuzua për mashtrimin e bankave me 1 miliard dollarë. Ai tani është vendosur në Rusi, ku, sipas zyrtarëve të inteligjencës perëndimore, i raporton Sergei V. Kiriyenkos, një zyrtar i lartë në qeverinë e Putinit, përgjegjës për vende si Moldavia, të cilën Kremlini e konsideron pjesë të sferës së tij të ndikimit.
Pra, ndërsa Putini fliste për “histerinë perëndimore rreth kërcënimit rus”, ai njëkohësisht po zhvillonte takime për mënyrën se si NATO-ja dhe BE-ja mund të dobësoheshin nga brenda.
Në qendër të këtij qëllimi është Moldavia, një vend i vogël me një popullsi prej vetëm tre milionë banorësh, i cili, të paktën në këndvështrimin e udhëheqjes ruse, ka marrë një rëndësi të madhe. Moldavia, e vendosur në një pozicion strategjik, mund të bëhet një pikë nga ku Rusia mund të nisë sulme ndaj Ukrainës dhe Evropës.
The New York Times përshkruan një program që, sipas raportit, është ende në vazhdim. Gazetarët folën me persona të përfshirë në të, shumë prej të cilëve kanë frikë nga hakmarrja, dhe patën qasje në dokumente gjyqësore dhe materiale të tjera. Disa prej këtyre fakteve ishin tashmë të njohura, por shtrirja e plotë e programit po zbulohet vetëm tani.
Qeveria pro-perëndimore e vendit, e drejtuar nga Maia Sandu, e ka bërë anëtarësimin në BE një përparësi. Por çdo proces zgjedhor – zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, si dhe referendumi i vitit 2024 për anëtarësimin në BE – është shënjestruar nga Kremlini dhe metodat e tij të ndikimit.
Rekrutimi i priftërinjve
Moska është përpjekur, ndër të tjera, të paguajë priftërinj ortodoksë për të rekrutuar votues dhe për të përhapur narrativat ruse te besimtarët moldavë nga foltoret. Qindra priftërinj moldavë kanë udhëtuar në Rusi që nga vera e vitit 2024, ku kanë vizituar vende të shenjta dhe udhëheqës të lartë të kishës.
Përpara se të ktheheshin në shtëpi, secili prej tyre nënshkroi një kontratë për një kartë debiti të lëshuar nga banka ruse Promsvyazbank, e cila ka lidhje me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes dhe zotëron 49% të kompanisë së shërbimeve financiare të Ilan Shorit. Në kontratë, ata deklaruan se ishin punonjës të “Evrazia”, një organizatë e lidhur me Kremlinin që, sipas zyrtarëve të inteligjencës perëndimore, promovon politika pro-ruse në ish-republikat sovjetike.
Në këmbim të rreth 1,000 dollarëve, priftërinjtë do t'u kërkonin ndjekësve të tyre të refuzonin referendumin për anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe të bënin fushatë kundër politikanëve pro-perëndimorë. Qindra prej tyre i pranuan paratë, sipas zyrtarëve moldavë. “Çfarë duam ne, populli? Sodomën dhe Gomorrën? Le të na djegë Zoti të gjallë? Do të na djegë”, tha një nga priftërinjtë në një predikim të zjarrtë.
Kampi në Serbi
Në verën e vitit 2025, rusët ngritën një kamp në Serbi, me shumë lehtësi, si një lloj vitrine, ku më pas trajnuan njerëz që do të përpiqeshin të ndikonin në rezultatet e zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, në Bosnjë dhe në Moskë po zhvilloheshin programe për të transformuar moldavët pro-rusë në “ushtarë të Kremlinit”.
Nën mbikëqyrjen e GRU-së, shërbimit rus të inteligjencës ushtarake, ata mësuan të çanin kordonët e policisë, u stërvitën me armë dhe madje u mësuan si t'u vinin flakën ndërtesave. Në kampin përkatës në Moskë, mësimet përfshinin eksplozivë dhe përdorimin e dronëve.
Për tre deri në katër ditë trajnimi, pjesëmarrësve u paguheshin 400 dollarë, një shumë e madhe sipas standardeve moldave.
Për ata që dukeshin të ngurruar të merrnin pjesë në këto aktivitete, instruktorët rusë u përgjigjeshin duke rrahur ata që kundërshtonin, sipas disa dëshmive.
Këto operacione nuk kërkojnë turma. “Vetëm disa njerëz janë të mjaftueshëm për të ndezur shkëndijën”, tha një gjyqtar moldav. Është vlerësuar se njerëzit e Ilan Shorit kontaktuan më shumë se 150 mijë moldavë përmes Telegramit, duke u premtuar kompensim dhe duke përdorur 240 chatbot-e.
Dokumentet që dokumentojnë aktivitetet e Shorit tregojnë se 38 mijë njerëz u paguan gjithsej 20 milionë dollarë në vitin 2024, para referendumit. Nga ata që u rekrutuan, pasi u kontrolluan për t'u siguruar, për shembull, se nuk ishin informatorë të policisë, 35 mijë u klasifikuan si aktivistë dhe 1,200 të tjerë, në nivele më të larta të hierarkisë, si “menaxherë”.
Dita e zgjedhjeve
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 28 shtator 2025, gjithçka ishte gati, sipas planit rus. Agjentë të trajnuar në Serbi po përgatiteshin të shkaktonin kaos në Kishinau, kryeqytetin e Moldavisë, dhe në zona të tjera. Ata mbanin shirita krahu të verdhë dhe blu për të identifikuar njëri-tjetrin në turmë, ndërsa disa mbanin pajisje ndezëse.
Në të njëjtën kohë, hakerat rusë kishin infiltruar Komisionin Qendror Zgjedhor të Moldavisë dhe kishin marrë kontrollin e mijëra ruterëve. Megjithatë, autoritetet moldave ishin të përgatitura. Në javët para zgjedhjeve, policia moldave bastisi qindra banesa, duke arrestuar persona që kishin marrë pjesë në kampe ose kishin marrë para si pjesë e planit të Shorit.
Kur policia arrestoi të dyshuarit që planifikonin akte dhune, disa prej tyre pretenduan se pajisjet ndezëse që mbanin ishin të destinuara për… një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Ndërkohë, ekspertët kibernetikë moldavë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, penguan sulmet e hakerëve. Protestat përfundimisht shpërthyen, por nuk pati dhunë serioze. Partia e Maia Sandut fitoi me pak më shumë se 50% të votave, kryesisht falë mbështetjes së diasporës moldave.
Për Kremlinin, përfundon New York Times, fitorja e saj nuk ishte aspak një dështim. Qeveria moldave u detyrua të shpenzonte një pasuri të vogël dhe të angazhonte burime të mëdha për të parandaluar ndërhyrjen ruse. Që atëherë, Kremlini ka zgjeruar përpjekjet e tij. Dhe në Kishinau e kuptojnë se Moska po luan një lojë afatgjatë. /PiranjatNews/
Një zjarr i madh pyjor ka detyruar rreth 2 mijë banorë të evakuohen nga zona e Hürtgenwald, në landin Nordrhein-Westfalen të ...
Ish-profesori e Universitetit të Kembrixhit, i cila ishte në qendër të një debati për plagjiaturë, është gjetur i v...
Aktiviteti vullkanik i Etnës vijon të paralizojë trafikun ajror në Siçili, ndërsa aeroporti i Katanias mund të rihapet...
Gjykata Kushtetuese e Francës ka bllokuar ligjin që parashikonte ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç,...
Amazonës i kanoset një periudhë kritike thatësire, pasi një fenomen i fuqishëm El Niño pritet të arrijë kulmin n&...
Konsensusi perëndimor për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor po shpërbëhet, ndërkohë që SHBA-ja dhe ...
Një gjyqtare amerikane ka vendosur që ndalimi pothuajse total i abortit në Idaho është jokushtetues sepse ofron përjashtime kur ab...
ITALI - Pikturat, vlera e të cilave i kalon 9 milionë eurot, ishin vjedhur gjatë një grabitjeje spektakolare në fillim të kët...
Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata po favorizoj...
Gushti ka rezultuar të jetë më fatal për viktimat e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit se...