Memaliaj/ Protestuesit marshojnë drejt qytetit, bllokohet rruga nacionale
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...
Marrëveshja trepalëshe e mbrojtjes, e nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, nuk përbën një "NATO islamike" – ...
Milionat nga bakri shtohen, por në Fushë-Arrëz banorët vijojnë të përballen me pasojat e një ndotjeje që sipas tyre...
Pritja që u dhanë qytetarët e Barit, të cilët nxituan në ndihmë të 20,000 shqiptarëve që mbërritën...
Pentagoni ka publikuar një tjetër grup dokumentesh të deklasifikuara mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), duke përfshirë video të reja, dokumente dhe materiale që datojnë nga viti 1953 deri në vitin 2026.
Në materialet e publikuara së fundmi shfaqen disa objekte misterioze, mes tyre një sferë e errët që lëviz me shpejtësi mbi një zonë të banuar në Lindjen e Mesme dhe një tjetër objekt në formë sfere që shfaqet mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas zhduket për pak çaste nga pamja.
Publikimi i fundit përmban 41 materiale, përfshirë mbi 10 video, tre imazhe dhe një numër të madh dokumentesh në format PDF. Bëhet fjalë për publikimin e pestë të këtij lloji nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Një prej videove, e regjistruar në vitin 2021 mbi Gjirin e Omanit, duket se tregon një objekt të errët, të përshkruar në dokumente si një “cold orb”. Objekti lëviz në mënyrë të çrregullt dhe, sipas përshkrimit zyrtar, mund të ketë pasur një diametër rreth 1.2 metra.
Një tjetër video, e regjistruar nga një sensor ushtarak amerikan në një vend të pazbuluar në Lindjen e Mesme në vitin 2025, tregon një sferë që lëviz në vijë të drejtë mbi një zonë që duket si lagje banimi.
Në një dokument të deklasifikuar të FBI-së përfshihet edhe dëshmia e një ish-piloti ushtarak, i cili tha se kishte parë drita të pazakonta gjatë një fluturimi nga Bostoni drejt Dublinit në tetor 2023. Sipas tij, dritat shfaqeshin kryesisht mes mesnatës dhe orës 03:00, duke u bërë gradualisht më të ndritshme përpara se të zhdukeshin.
Piloti deklaroi se disa prej tyre qëndronin të palëvizshme, ndërsa të tjera lëviznin në vijë të drejtë dhe në disa raste ndryshonin drejtim. Ai tha se kishte parë variante të ngjashme të këtyre dritave të paktën dhjetë herë.
Një tjetër material, i filmuar mbi Oqeanin Paqësor në vitin 2019, shfaq një sferë të zezë që duket se zhduket nga pamja dhe më pas rishfaqet. Në dokumentacion sqarohet se pamjet fillestare janë marrë nga një sensor, ndërsa ekrani është filmuar me një pajisje në dorë, gjë që mund të shpjegojë disa prej dridhjeve dhe ndryshimeve të dukshme në figurë.
Dokumente që datojnë nga vitet ’50
Mes materialeve të reja gjendet edhe një dokument i vitit 1953, i përgatitur nga Qendra e Interpretimit Fotografik të Marinës amerikane. Dokumenti analizon dy video të regjistruara në Montana dhe Utah në vitet 1950 dhe 1952.
Sipas përfundimeve të qendrës, objektet në pamje dukeshin se rritnin madhësinë e tyre ndërsa rritej “ndriçimi”. Analiza arrinte në përfundimin se karakteristikat e tyre ishin “të papajtueshme me ato të fenomeneve natyrore”.
Tre imazhet e publikuara në këtë grup nuk janë fotografi të objekteve, por rindërtime artistike, të bazuara në dëshmi të personave që pretendojnë se kanë përjetuar takime me objekte të pazakonta.
Një prej tyre paraqet një objekt të madh në formë trekëndëshi të errët në qiell, me drita të rrumbullakëta në secilin prej tre skajeve. Sipas dokumentit, pamja është bazuar në dëshminë e dy ish-pjesëtarëve të ushtrisë amerikane për një incident të vitit 2011.
Publikimi i këtyre materialeve vjen në një periudhë kur interesi publik dhe politik në SHBA për fenomenet e paidentifikuara ajrore është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022, Kongresi amerikan zhvilloi seancën e parë publike mbi UFO-t pas rreth pesë dekadash.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka premtuar se publikimi i dokumenteve do të vazhdojë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se materiale të tjera do të bëhen publike “në mënyrë të vazhdueshme”.
Megjithatë, publikimi i pamjeve dhe dokumenteve nuk përbën provë se objektet janë me origjinë jashtëtokësore. Termi UAP përdoret nga autoritetet amerikane për fenomene ose objekte të pazbuluara që nuk janë identifikuar ende, pavarësisht nëse ndodhen në ajër, në tokë apo nën ujë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të një gjykate fede...
Një video që po qarkullon në internet ka shkaktuar indinjatë dhe tregon momentin kur një turist hyn në një zyrë ekskursi...
Një i ri me origjinë afrikane ka humbur jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa tentonte të hynte në enkl...
Ish-ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e njohur për raportet e afërta politike me Edi Ramën, është vënë n&eu...
Marrëveshja trepalëshe e mbrojtjes, e nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, nuk përbën një "NATO islamike" – ...
Separatistët e maskuar korsikanë kanë kërcënuar turistët që të mos zhvendosen në ishull ose të mos blejnë...
Qeveria spanjolle i ka kërkuar Italisë të heqë deri të dielën, më 9 gusht, kontrollet kufitare të rivendosura më 1 ...
Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të testojë vendosmërinë e N...
Një fermer 68-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me burg dhe me një gjobë prej 600 mijë pau...
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm musonikë në Indinë verilindore kanë shkaktuar të paktën 97 vikti...