Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje vendeve të përgatiten për më shumë raste me hantavirus, pas përkeqësimit të situatës së një gruaje franceze të infektuar në anijen turistike MV Hondius.
Autoritetet shëndetësore në Paris njoftuan se 65-vjeçarja, e prekur nga varianti e Andeve të virusit, ndodhet në terapi intensive dhe është vendosur në intubim për shkak të formës më të rëndë të sëmundjes kardiopulmonare.
Në një konferencë për shtyp në Madrid, Tedros falënderoi Spanjën për “dhembshurinë dhe solidaritetin” e treguar ndaj pasagjerëve të anijes dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin rekomandimet e OBSH-së, që përfshijnë karantinë 42-ditore dhe monitorim të vazhdueshëm të kontakteve me rrezik të lartë.
“Për momentin nuk ka shenja të një epidemie më të madhe, por situata mund të ndryshojë. Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit, është e mundur të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi ai.
Anija MV Hondius, e cila po lundronte nga Argjentina drejt Kepit të Gjelbër, u bë epiqendra e shpërthimit pasi tre pasagjerë – një çift holandez dhe një shtetas gjerman – humbën jetën nga virusi. Edhe pse hantavirusi zakonisht transmetohet nga brejtësit e egër, OBSH theksoi se në raste të rralla mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu përmes kontakteve të afërta.
Deri më tani, OBSH ka konfirmuar 11 raste të variantit të Andeve të virusit, përfshirë një shtetase amerikane dhe gruan franceze që u evakuuan nga anija.
Ndërkohë, Ministria spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi se një nga 14 spanjollët e vendosur në karantinë në një spital ushtarak në Madrid rezultoi pozitiv për virusin dhe po shfaq simptoma të lehta respiratore, por gjendja e tij mbetet stabile.
Tedros paralajmëroi se mund të ketë më shumë infektime për shkak të kontakteve të shumta mes pasagjerëve në javët përpara se të konfirmohej rasti i parë më 2 maj.
“Pati shumë ndërveprim mes pasagjerëve gjatë udhëtimit dhe periudha e inkubacionit është gjashtë deri në tetë javë. Për këtë arsye presim më shumë raste”, tha ai.
Pas refuzimit të autoriteteve të Kepit të Gjelbër për ta lejuar anijen të ankorohej, më shumë se 120 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi u evakuuan në Tenerife në një operacion të koordinuar nga autoritetet spanjolle.
Ndërkohë, ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, deklaroi se deri tani nuk ka prova që virusi të ketë pësuar mutacion, megjithëse analizat laboratorike ende vijojnë.
Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë se vlerë...
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, hodhi poshtë të hënën idenë që vendi i saj mund të b&eu...
Rusia po vonon procesin e shkëmbimit të të burgosurve 1,000 për secilën palë, i parashikuar në marrëveshjen e shpallur...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacione që lidhen me dërge...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta në Ukrainë është shumë afër përfundimit dhe se ai beson në arri...
Një incident i tmerrshëm ndodhi të hënën pasdite në një autostradë të Massachusetts në SHBA, kur një burr...
Nga Giorgio Curcio, CORRIERE DELLA CALABRIA Dëshpërim dhe tronditje. Deri në atë pikë sa të kërkohej ndihmë nga organiz...
Një nga projektet më të jashtëzakonshme infrastrukturore në botë po merr formë në Ishullin Reunion, territori francez n&...
Nga Anthony Zurcher dhe Laura Bicker – BBC Siguria rreth Sheshit Tiananmen në Pekin është shtuar prej ditësh dhe në rrjetet soci...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vetëm SHBA-të ose Kina kanë kapacitetin për të marrë materialin e uraniumit t&eum...