Aksidentet rrugore rriten me 6% në 9 muaj, Tirana kryeson me 401 raste
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, n...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë paralajmëru...
Barcelona ka regjistruar të ardhura rekord nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Real Madridit, të zhvilluar të dielën. Klubi katala...
Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka bërë me dije të shtunën me 31 t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar sulmin ndaj të kundërt që marrin pjesë në protestat, duke akuzuar kry...
Një operacion i pazakontë është ndërmarrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra trungje pemësh j...
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Berat Njoftimi i policisë: Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Ber...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të hënën një takim urgjent lidhur me vendimin e Izraelit për të njohur Somalilandin si shtet të pavarur, një veprim që ka shkaktuar zemërim në Somali dhe reagime të ashpra nga shumë vende të rajonit.
Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane publikuan një deklaratë të përbashkët, ku paralajmëruan se ky vendim do të kishte “implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës”, si dhe për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Detit të Kuq.
Deklarata, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi ashpër iniciativën e Izraelit, duke e cilësuar atë si “një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Ajo dënoi gjithashtu “përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre”, mes raportimeve se njohja e Somalilandit mund të lidhet me plane për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës.
Vendimi i Izraelit për të njohur Somalilandin, një provincë e shkëputur e Somalisë që deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë shtet tjetër, u mor vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar më tej tensionet diplomatike.
Somalilandi shpalli njëanshmërisht pavarësinë në vitin 1991, pas rrëzimit të regjimit ushtarak të diktatorit Siad Barre dhe zhytjes së Somalisë në kaos. Që atëherë, rajoni ka funksionuar në mënyrë autonome, me institucionet e veta, monedhë, ushtri dhe polici, duke ruajtur një stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të vendit, e cila vazhdon të përballet me konflikte politike dhe sulme nga grupi islamist Al-Shabaab.
Megjithatë, mungesa e njohjes ndërkombëtare e ka lënë Somalilandin të izoluar politikisht dhe ekonomikisht, pavarësisht rëndësisë së tij strategjike pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, një nga korridoret më të rëndësishme detare tregtare në botë që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit.
Reshje të dendura shiu që ranë nga e shtuna në të dielë pranë Malagës kanë shkaktuar përmbytje në disa ...
Pamjet apokaliptike të shpërthimit të vullkanit Etna, kanë bërë xhiron e rrjetit, ku shtëllungat e mëdha të tymit...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet sot në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjek...
Një incident i rëndë dhune në familje ndodhi në Gyzi të Greqisë të dielën pasdite, ku një burrë rreth 60 ...
Kurrë më parë në botë nuk është prodhuar dhe konsumuar kaq shumë kokainë sa sot. Konsumatorët janë t&eum...
Ajo u paraqit në Spitalin Universitar të Tuluzës me një çantë shpine në shpinë, dukshëm e tronditur dhe e paaft&e...
Mes vrullit përpara, është domethënëse që Trump preku frenat. "Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë", kështu e p&e...
Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të seksit përpara s...
Viktima 32-vjeçar i një aksidenti tronditës në resortin e skive Piancavallo, në provincën e Pordenones, është ende n&e...
Një familje në qytetin verior të Taoyuan, në Tajvan, u fut me nxitim në shtëpinë e tyre për t'u fshehur ndërsa nj...