Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Operacion për destabilizimin e Evropës/ Rusia trajnoi në Serbi dhe Bosnjë të rinj për trazira në Moldavi

P
Piranjat14 August 2026, 18:27 · 3 min lexim
Operacion për destabilizimin e Evropës/ Rusia trajnoi në Serbi

Rusia po zhvillon një operacion në shkallë të gjerë për destabilizimin e Evropës, me synimin që gjatë vitit 2026 të dobësojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian nga brenda. Sipas New York Times, Moska ka zgjedhur Moldavinë si terren prove për këtë strategji.

Burime nga shërbimet perëndimore të inteligjencës bëjnë të ditur se presidenti rus Vladimir Putin i ka paraqitur planet gjatë një takimi me dyer të mbyllura me drejtuesit ushtarakë rusë. Kjo ndodhi pak pasi ai akuzoi publikisht Perëndimin se po “nxit histeri” rreth kërcënimit që paraqet Rusia.

Sipas raportimit, hierarkia aktuale e prioriteteve të Kremlinit përmban dy objektiva kryesorë: pushtimin e Ukrainës dhe vendosjen e kontrollit mbi Moldavinë.

Moska synon të marrë nën kontroll jugun e Ukrainës për të krijuar një “urë tokësore” drejt Transnistrisë së panjohur ndërkombëtarisht dhe për të siguruar një pikëmbështetje nga e cila mund të ushtrojë presion mbi NATO-n.

Gazetarët e New York Times kanë shqyrtuar një numër të madh dokumentesh dhe kanë biseduar me zyrtarë të inteligjencës të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Sipas tyre, inteligjenca ushtarake ruse, GRU, ka organizuar kampe trajnimi për të rinj moldavë në Serbi, Bosnjë dhe pranë Moskës.

Pjesëmarrësit janë trajnuar për të çarë kordonët e policisë dhe organizuar trazira masive, për të prodhuar eksplozivë artizanalë dhe për t’u vënë zjarrin ndërtesave, si dhe për të përdorur dronë të pajisur për hedhjen e eksplozivëve.

Një tjetër element i operacionit, sipas raportimit, ishte blerja në shkallë të gjerë e votave, e drejtuar nga biznesmeni moldav Ilan Shor nën mbikëqyrjen e zyrtarit rus Sergei Kiriyenko.

Më shumë se 150 mijë persona u përfshinë në rrjet, ndërsa vetëm përpara referendumit të vitit 2024 aktivistëve iu paguan afro 20 milionë dollarë. Në fushatë u përfshinë edhe priftërinj ortodoksë, kundrejt pagesave prej 1 mijë dollarësh.

Kulmi i operacionit rus erdhi gjatë zgjedhjeve parlamentare të Moldavisë më 28 shtator 2025. Hakerët rusë depërtuan në sistemet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa operativë të trajnuar po përgatiteshin për veprime të dhunshme.

Operacionet e autoriteteve moldave, me qindra kontrolle dhe arrestime, parandaluan trazirat masive, ndërsa partia properëndimore e mbështetur nga Maia Sandu fitoi mbi 50% të votave.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të inteligjencës, Kremlini nuk është tërhequr dhe po përgatitet për një fushatë afatgjatë destabilizimi. Moska mohon publikisht ndërhyrjen në punët e brendshme të Moldavisë dhe përpjekjet për të minuar Perëndimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.