BOTA

Padia e Trump ndaj medias britanike/ DW: A do të paguajë BBC 10 miliardë dollarë?

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 09:00

Padia e Trump ndaj medias britanike/ DW: A do të paguajë BBC 10

Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e tij kundër Korporatës Britanike të Transmetimit BBC. Presidenti amerikan ka depozituar një padi me vlerë shumë miliardëshe kundër BBC-së. Dhe në të, Trumpi madje shkon edhe përtej kërcënimit të tij.

Derisa tani, qe folur për një shumë prej një deri në pesë miliardë dollarësh, tani ai kërkon dëmshpërblim prej dhjetë miliardë dollarësh. Kjo është e barabartë me rreth 8.5 miliardë euro. Padia u depozitua në një gjykatë shtetërore të Floridës.

Trumpi kërkon tani pesë miliardë dollarë nga BBC për secilën nga pikat e aktakuzës. Ai akuzon transmetuesin britanik për shpifje dhe për shkelje të një ligji mbi praktikat tregtare mashtruese dhe të padrejta.

BBC-ja e regjistroi paraqitjen e padisë prej Trumpit dhe përndryshe nuk merr pjesë në diskutim. "Ashtu siç e kemi bërë të qartë më parë, ne do të mbrohemi në këtë rast," tha transmetuesi. Nuk do të bëhen komente të tjera mbi procedurat ligjore në vazhdim.

Sfondi është dokumentari i vitit të kaluar i BBC-së "Trumpi: një shans i dytë?". Ai tregoi fragmente nga fjalimi i Trumpit më 6 janar 2021, dita e paharrueshme kur rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhej të vulosej zyrtarisht në selinë e Kongresit në Uashington, gjë që mbështetësit e Trumpit u përpoqën ta parandalonin me forcë duke sulmuar Kapitolin.

Megjithatë, citatet nga fjalimi i Trumpit, u bashkuan në dokumentarin e BBC-së në një mënyrë që jepte përshtypjen se ai kishte nxitur drejtpërdrejt sulmin ndaj Kapitolit. Kjo në një kohë kur midis deklaratave të veçanta kaloi gati një orë, gjë që është një shkurtim i papastër nga ana gazetareske i fjalimit.

BBC-ja e përdori fjalimin e redaktuar për programin "Panorama". Ai u transmetua pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, në të cilat Trumpi mundi demokraten Kamala Harris.

Republikani e akuzon rrjetin televiziv prestigjioz se në program paraqiti një imazh "të rremë, shpifës, mashtrues, njollosës, nxitës për kryengritje dhe keqdashës" për të. Ai thotë se rrjeti kishte dashur të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe të ndikonte rezultatin kundër tij.

Program i kontestuar për sulmin ndaj Kapitolit

Për programin e saj, BBC-ja kishte bashkuar fragmente nga pjesë të ndryshme të fjalimit që Trump i mbajti mbështetësve të tij në atë kohë. Në atë ditë të janarit, Trump ishte ende president i Shteteve të Bashkuara, në fund të mandatit të tij të parë (2017-2021). Por kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden, ishte gati të konfirmohej zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kapitol.

Trumpi, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një manifestim në natyrë pranë Kapitol-it, përsëriti pretendimin e hedhur poshtë vazhdimisht se i ishte vjedhur fitorja e zgjedhjeve përmes mashtrimit.

Në programin e diskutueshëm të BBC-së, Trump citohet të ketë thënë: "Do të shkojmë në Kapitol", sipas regjistrimit origjinal të presidentit në fillim të fragmentit të fjalimit. Dokumentari i BBC-së më pas bën një kërcim të madh dhe lë jashtë 55 minuta në të cilat Trump, ndër të tjera, bëri thirrje për një marsh "paqësor dhe patriotik" në mbështetje të anëtarëve republikanë të Kongresit. Në vend të kësaj, filmi vazhdon direkt me deklaratën e tij: "Dhe do të luftojmë pa u stepur" (fight like hell)."

Fakti është se, pas fjalimit, mbështetësit e Trump-it sulmuan selinë e Kapitolit, duke shkaktuar vdekjen e disa personave. BBC-ja i pranoi gabimet e saj si përgjigje ndaj kritikave të Trump-it. Pa qëllim, programi kishte krijuar përshtypjen se ky ishte një fragment i një fjalimi të pandërprerë. Kjo mund të krijonte përshtypjen se Trump kishte nxitur drejtpërdrejt dhunën. Transmetuesi gjithashtu i kërkoi atij falje.

Rasti u citua si arsyeja kryesore për dorëheqjen në nëntor të drejtorit të BBC, Tim Davie, dhe gazetares përgjegjëse për seksionin e lajmeve, Deborah Turness. Në padi, Trump akuzon transmetuesin për lënien jashtë të një pjese të rëndësishme të fjalimit të tij në mënyrë që të paraqesë qëllimisht deklaratat e shfaqura jashtë kontekstit.

BBC: asnjë bazë për një padi për shpifje

Ekipi ligjor i Trump-it kërcënoi BBC-në me një padi në një letër nëse transmetuesi nuk kërkonte falje, nuk tërhiqte programin dhe nuk paguante kompensim. BBC-ja deklaroi se programi nuk do të transmetohej më, por refuzoi të paguante ndonjë kompensim. Kompania mediatike nuk pa asnjë bazë për një padi për shpifje.

Trumpi tha të hënën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë se do të padiste BBC-në sepse transmetuesi i kishte "atribuar fjalë të tmerrshme" atij. Sipas tij, ato që kishte thënë ishin "fjalë të mrekullueshme për atdheun dhe të gjitha gjërat e mira".

Në rastin e dokumentarit të BBC-së, afati për të depozituar një padi në gjykatat britanike skadoi më shumë se një vit më parë. Ekspertët ligjorë theksojnë vështirësitë e mundshme të depozitimit të një padie në Shtetet e Bashkuara, pasi dokumentari nuk u transmetua atje. Në padinë e Trump-it pretendohet se shikuesit në Shtetet e Bashkuara mund të shikojnë përmbajtjen origjinale të BBC-së përmes platformave të transmetimit streaming./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?