Pamje dramatike nga zjarri në një fabrikë në Kinë, punëtorët hidhen nga çatia për t’i shpëtuar flakëve

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës juglindore. Dhjetëra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shpëtuar personat e bllokuar brenda ndërtesës.
Zjarri shpërtheu rreth mesditës në një fabrikë shumëkatëshe këpucësh në Jinjiang.
Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, disa persona mbetën të bllokuar në çati, ndërsa videot e publikuara nga vendngjarja tregojnë njerëz që vareshin nga godina dhe hidheshin për t’i shpëtuar flakëve.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se bilanci paraprak i viktimave ka arritur në 28 të vdekur, vetëm pak orë pasi Presidenti i Kinës, Xi Jinping, foli për “viktima të rënda”. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë flakë që përfshijnë të gjithë fabrikën, ndërsa re të dendura tymi të zi ngrihen mbi ndërtesë. Në çati shihen disa persona të bllokuar, të rrethuar nga tymi. Sipas autoriteteve, rreth 200 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit u mobilizuan për të përballuar situatën. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan për disa orë, ndërsa flakët u vunë kryesisht nën kontroll rreth orës 05:40 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Hetimet paraprake tregojnë se zjarri nisi në katin përdhes të fabrikës. Sipas një zyrtari lokal, materialet e përdorura për prodhimin e këpucëve, të cilat janë shumë të ndezshme, mund të kenë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Multiple people are trapped as a massive fire engulfs a shoe factory in Jinjiang, Fujian, China. Reports indicate significant casualties. pic.twitter.com/rm7dPwsGl0
— Breaking911 (@Breaking911) July 9, 2026
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, dy automjete me shpejtësi skëterrë përplasen me vitrinën e dyqanit ndërsa kalimtari ecte pranë

VIDEO/ Avioni përfundon në det, pasagjerët e tmerruar notojnë për në breg

VIDEO/ Turma dhunon brutalisht një burrë gjysmë të zhveshur pas përdh*nimit dhe vrasjes së 11-vjeçares

Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve/ Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore

Skandal gjatë garës për guvernator në Kolorado/ Kandidati republikan pohon: Kam kryer vrasje në moshën 7-vjeçare

“Jam në listën e tyre prej kohësh”/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë...

Profecia e frikshme e pasagjerit pak minuta para katastrofës së anijes që vrau 32 persona

Tronditje në Britani/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje





