Panik gjatë një fluturimi në Greqi, thyhet xhami i avionit, era thith 61-vjeçarin

Momente dramatike përjetuan pasagjerët e një fluturimi të një avioni të Ryanair të nisur nga Selaniku në Greqi për në Mynih të Gjermanisë.
Sipas mediave greke, kur avioni ndodhej mbi zonën e Shkupit, pilotët zbuluan dëmtime serioze në njërin prej motorëve, të cilat nuk mund të ndreqeshin gjatë fluturimit.
Një pjesë e motorit thuhet se u shkëput dhe goditi një dritare të avionit, duke i shkaktuar një lëndim të lehtë një pasagjeri serb.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ankesa e një pasagjeri në rthess.gr, i cili përshkroi se gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një dritare e aeroplanit u thye.
Sipas ankesës, kabina u çpresionua dhe pasagjerët e tjerë mbanin në krahë një burrë serb 61-vjeçar i cili ishte ulur pranë dritares së thyer dhe po tërhiqej nga era. Ai u shpëtua falë gruas së tij që ndodhej pranë, duke e mbajtur nga këmbët.
Piloti ndryshoi kurs dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Selanikut, ndërkohë pasagjeri u dërgua në spital më dëmtim në qafë.
Lexo edhe
BOTA
Ukraina zhvillon sistemin e ri të raketave të ngjashme me “Patriot” – Zelensky: Do të prodhohet në masë me ndihmën e europianëve...

Mashtrimi i pabesueshëm! 33-vjeçarja u martua me 14 burra njëkohësisht, u mori mbi 100 mijë dollarë dhe i humbi në kazino luksoze

U zhdukën gjatë një ecjeje në mal, çifti italian rrëfen si mbijetoi për 6 ditë në pyll

Vala e të nxehtit godet Gjermaninë/ Zyra Federale publikon të dhënat: Mbi 5400 vdekje nga vapa





