BOTA

Panik në Gjermani/ Makina përplas qëllimisht turmën, 4 të plagosur! Policia hap zjarr me armë drejt shoferit, por ai arratiset

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 10:08

Panik në Gjermani/ Makina përplas qëllimisht turmën, 4

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Gjermani, ku një automjet është përplasur me një grup njerëzish pranë Hanoverit, duke plagosur të paktën katër persona. Policia ka hapur zjarr ndaj makinës, por drejtuesi i saj ka arritur të largohet në këmbë nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në qytetin Neustadt am Rübenberge, pranë Hanoverit, ku një automjet tip BMW dyshohet se u drejtua qëllimisht drejt një grupi personash.

Sipas mediave gjermane, katër persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë, por fatmirësisht asnjëri nuk ndodhet në rrezik për jetën. Efektivët e policisë, të cilët po kryenin kontrolle rrugore në zonë, konstatuan incidentin dhe qëlluan drejt automjetit në përpjekje për të ndaluar drejtuesin.

Megjithatë, shoferi arriti të braktiste makinën dhe të largohej në këmbë. Ende nuk dihet nëse në automjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e ngjarjes. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Sipas gazetës gjermane Die Zeit, hetuesit dyshojnë se përplasja ka qenë e qëllimshme, por deri më tani nuk po e trajtojnë ngjarjen si akt terrorist. Një nga pistat paraprake të hetimit lidhet me mundësinë që drejtuesi i automjetit të ketë pasur konflikte personale me personat e plagosur dhe t’i ketë zgjedhur ata si objektiv. Policia po vijon kërkimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë motivin e saktë të incidentit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?