Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Parlamenti hungarez shkarkon Presidentin, Magyar: Do të zëvendësojmë kukullat politike të Orban-it

P
Piranjat13 July 2026, 23:19 · 2 min lexim
Parlamenti hungarez shkarkon Presidentin, Magyar: Do të

Parlamenti hungarez pritet të shkarkojë presidentin Tamas Sulyok nga detyra, sapo të hyjë në fuqi amendamentin i miratuar me 139 vota pro dhe kundër.

Kryeministri Peter Magyar tha se ky është një hap kyç për të zëvendësuar kukullat politike të Orban-it.

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës me 139 vota pro dhe 6 kundër, duke bërë të mundur shkarkimin e Presidentit aktual të Republikës, Tamas Sulyok. 54 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Ky amendament kushtetues është hartuar për të shkarkuar posaçërisht presidentin në detyrë, por krijon mundësinë për shkarkime të tjera në të ardhmen.

Një ditë pasi të hyj në fuqi ky amendament, mandati i presidentit merr fund dhe Parlamenti do të zgjedhë një tjetër kryetar shteti, për të shërbyer jo më shumë se pesë vite.

Në një fjalim përpara fillimit të agjendës zyrtare, Magyar tha se do të ishte tradhti ndaj kombit hungarez nëse nuk prekej Kushtetuta e hartuar nga Fidesz, të cilën ai e quajti si një dokument themeluar i Cosa Nostra hungareze.

Kryeministri hungarez nuk la pa përmendur as paraardhësin e tij, Viktor Orban, për të cilin tha se i gjithë sistemi i ishte nënshtruar vullnetit për mbijetesë politike të vetëm një njeriu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.