Partia e protestave në Serbi e para në sondazhe për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Lëvizja studentore që për gati dy vite ka udhëhequr protestat masive kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit po hyn tashmë në garën elektorale, duke paraqitur një listë të gjerë me 250 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Lista, e drejtuar nga kardiologu dhe profesori universitar Ilija Srdanović, përfshin kryesisht akademikë, profesionistë, aktorë dhe figura publike, duke shmangur emrat tradicionalë të politikës.
Disa sondazhe të publikuara gjatë muajve të fundit e nxjerrin listën studentore përpara partisë së Vuçiçit, SNS-së, megjithëse rezultatet ndryshojnë ndjeshëm nga një institut te tjetri. Një sondazh i CRTA-s dhe Stanford Democracy Action Lab e vendoste listën studentore në 44.9%, kundrejt 35.7% për SNS-në mes votuesve të vendosur. Një tjetër model i BIRODI-t e nxirrte listën studentore në 48.5%, ndërsa SNS-në në 38.6%.
Megjithatë, sondazhe të tjera japin një panoramë krejt tjetër: Faktor Plus, në matjen e gusht-shtatorit, e rendiste SNS-në në 47.2% dhe listën studentore në 31.5%. Kjo tregon se gara mbetet e hapur dhe se sondazhet serbe nuk japin aktualisht një tablo unike për rezultatin e zgjedhjeve.
Protestat nisën pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, dhe u shndërruan në një nga sfidat më të mëdha politike ndaj Vuçiçit që prej ardhjes së SNS-së në pushtet. Programi i lëvizjes studentore, i titulluar “Drejtësi. Dije. Zhvillim”, kërkon reforma institucionale, drejtësi të pavarur, transparencë në prokurimet publike dhe më shumë liri për median. Ndërkohë, Vuçiç ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidentit më 27 shtator për të garuar për postin e kryeministrit në zgjedhjet e 25 tetorit.
Lexo edhe
BOTA
Ndalohet ish-kandidati për president në Rumani, dyshohet për mashtrim me 1.1 milionë euro të një biznesmeni

Pamje të rënda në shkollë, nxënësja sulmon me thikë mësuesen pasi nuk ishte dakord me notën

Kaos në aeroportet britanike/ Defekti i dytë në dy javë shkakton anulime dhe vonesa, kërkohet dorëheqja e kreut të NATS

Darka e vdekjes për nënë e bijë/ Helmi i bimës vdekjeprurëse u gjet në 131 objekte në shtëpi

Të mbijetuarit e Epstein përballen me vështirësi financiare, kërkojnë mbështetje dhe drejtësi: Kosto për trajtimet mjekësore

Lëvizjet në prapaskenë/ CNN: Europa po përgatitet për mundësinë e konfliktit me Rusinë. Gjermania gati spitalet

Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon 13 vite burg

“Do të kontrollohen të gjithë” – Magyar njofton projektligjin për verifikimin e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë...





