Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique në Francë! Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro

P
Piranjat 6 July 2026, 08:23 · 1 min lexim
Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique në Francë! Vidhen bizhuteri me

Bizhuteri me vlerë miliona euro janë vjedhur nga muzeu i shtëpisë franceze të kristaleve dhe bizhuterive luksoze “Lalique”, në Wingen-sur-Moder të Francës verilindore.

Sipas një burimi të cituar nga AFP, autorët e krimit hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe u drejtuan menjëherë drejt sallës ku ruheshin bizhuteritë.

“Rreth 20 bizhuteri u vodhën. Dëmi është ende duke u vlerësuar, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër 4 milionë,” tha një burim pranë hetimit.

Pas vjedhjes, muzeu njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë.

Sipas autoriteteve, alarmi u aktivizua, por përpara se shërbimi i sigurisë të përfundonte kontrollin, një punonjës pastrimi mbërriti i pari në vendngjarje dhe njoftoi policinë.

Ndërkohë, policia franceze po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e grabitjes.

Muzeu Lalique, i dedikuar mjeshtrit të njohur René Lalique dhe stilit Art Nouveau e Art Deco, u hap në vitin 2011 pranë fabrikës historike të kompanisë.

Ngjarja vjen vetëm pak kohë pas grabitjes së bujshme në Muzeun e Luvrit në Paris, që ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë e institucioneve muzeale në Francë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.