Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
BOTA

Pentagoni harton strategji bërthamore për një luftë të mundshme me Rusinë dhe Kinën

P
Piranjat 6 August 2026, 09:55 · 2 min lexim
Pentagoni harton strategji bërthamore për një luftë të

Pentagoni po zhvillon një strategji bërthamore që do t'i jepte presidentit amerikan një gamë më të gjerë opsionesh bërthamore në një konflikt të mundshëm me Rusinë ose Kinën, raportoi NBC të mërkurën, duke cituar burime që kanë dijeni mbi planet.

Qasja e propozuar thuhet se do t’i kushtonte më shumë rëndësi armëve bërthamore taktike me rreze të shkurtër veprimi në konfliktet rajonale, në vend që të mbështetej kryesisht në armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë veprimi.

Sipas NBC, shqyrtimi i klasifikuar synon të adresojë skenarët e mundshëm në të cilët aleatët e SHBA-së sulmohen nga Rusia ose Kina në një konflikt rajonal. Raportohet se ai mbikëqyret nga shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.

Zyrtarët e mbrojtjes amerikane i thanë NBC-së se qëllimi është t'i ofrohet presidentit opsione bërthamore më "realiste dhe të besueshme", duke argumentuar se një gamë më e gjerë zgjedhjesh do të "forconte parandalimin".

6 muaj më pare skadoi traktatki START, marrëveshja e fundit dypalëshe e mbetur që kufizon arsenalet bërthamore strategjike të SHBA-së dhe Rusisë.

I nënshkruar në vitin 2010 dhe i zgjatur në vitin 2021, traktati i kufizoi secilën palë në 1,550 koka bërthamore strategjike të vendosura dhe 700 sisteme shpërndarjeje të vendosura, ndërsa parashikonte transparencë dhe masa verifikimi në vend. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.