BOTA

Përplasja Rusi-Gjermani/ Moska mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 19:15
Përplasja Rusi-Gjermani/ Moska mbyll konsullatën gjermane në

Përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Gjermanisë po hyn në një fazë të re. Moska ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, si kundërpërgjigje ndaj masave të marra më herët nga Berlini kundër përfaqësive ruse në Gjermani.

I ngarkuari me punë i Gjermanisë u thirr nga autoritetet ruse, ku iu dorëzuan notat zyrtare dhe u informua se lejet e të gjithë punonjësve të misionit diplomatik gjerman në Shën Petersburg do të anulohen.

Sipas vendimit të Moskës, Konsullata e Përgjithshme Gjermane duhet të kufizojë dhe më pas të ndërpresë aktivitetin deri më 18 shtator 2026, ndërsa të gjithë punonjësit e saj duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse brenda së njëjtës datë.

Masat nuk ndalen vetëm te përfaqësia diplomatike. Edhe qendrat kulturore Goethe janë urdhëruar të ndërpresin aktivitetin në Rusi, ndërsa punonjësit e dërguar nga Gjermania duhet të largohen nga vendi jo më vonë se 13 shtatori.

Moska e paraqiti vendimin si një masë hakmarrëse pas mbylljes së Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon dhe Shtëpisë Ruse në Berlin. Ministria e Jashtme ruse fajësoi autoritetet gjermane për përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke deklaruar se përgjegjësia për situatën e krijuar i takon Berlinit.

Tensionet u rritën pasi autoritetet gjermane njoftuan një paketë të re sanksionesh dhe masash diplomatike kundër Rusisë, në përgjigje të përfshirjes së dyshuar të Moskës në tentativën për një sulm me dron në aeroportin e Leipzigut gjatë muajit gusht.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat gjermane lidhur me incidentin në Leipzig, duke i cilësuar ato si një “gabim të rëndë” dhe “falsifikim”. Sipas tij, Berlini po përpiqet t'ia faturojë Moskës problemet e brendshme politike të Gjermanisë dhe rënien e popullaritetit të kancelarit Friedrich Merz.

Vendimi për mbylljen e konsullatës dhe qendrave kulturore shënon një tjetër përshkallëzim të fortë në raportet Moskë-Berlin, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm mes akuzave për sabotim, sanksioneve dhe masave diplomatike reciproke.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?