Përplasja Trump-media/ Pesë rrjete televizive refuzojnë mbulimin, CNN dhe dy media të tjera padisin Shtëpinë e Bardhë

Pesë rrjetet kryesore televizive amerikane, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC, kanë deklaruar se nuk do të mbulojnë më aktivitetet presidenciale, pasi CNN rrjeti iu ndalua aksesi në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët, ku mediat theksojnë se publiku ka të drejtë të marrë informacion të saktë dhe të pavarur për aktivitetin e qeverisë dhe se asnjë administratë nuk duhet të kufizojë një organizatë mediatike për shkak të mënyrës se si ajo raporton.
Sipas marrëveshjes mes rrjeteve televizive, ato alternojnë mbulimin e aktiviteteve të presidentit dhe sigurojnë pamje për transmetues të tjerë. Por këtë herë, asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër të zëvendësojë CNN-in. Por përplasja ka kaluar edhe në planin ligjor. CNN, Ms. Now dhe Politico, të cilave me urdhër të presidentit Trump iu është hequr aksesi në Shtëpinë e Bardhë, kanë ngritur padi në gjykatën federale në Uashington, duke iu referuar Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane dhe lirisë së shtypit.
Mediat kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të aksesit dhe argumentojnë se përjashtimi është bërë pa njoftim dhe pa mundësi për t’u përgjigjur.
Nga ana tjetër, Donald Trump e kundërshton akuzën se administrata e tij po sulmon median.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk po lufton shtypin e lirë, por atë që ai e quan “lajme të rreme”, duke e cilësuar këtë fenomen si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Lexo edhe
BOTA
Vrasja që tronditi Greqinë/ Si u përpoq të fshihte krimin partneri i 25-vjeçares duke shpikur një skenar si në filma

Trump do ta presë personalisht, por sytë do të jenë te Xi/ Thashethemet rreth shëndetit të tij, darka gala e anuluar dhe hapi i ngurtë...

Nënë e bir gjenden të vdekur në garazhin e shtëpisë. I riu sapo ishte bërë baba

Partia e protestave në Serbi e para në sondazhe për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Ndalohet ish-kandidati për president në Rumani, dyshohet për mashtrim me 1.1 milionë euro të një biznesmeni





