BOTA

Përplasje e re mes Greqisë dhe Turqisë për Egjeun/ Ankaraja sfidon planin e Athinës

Piranjat Përditësimi i fundit 29 August 2026, 21:02
Përplasje e re mes Greqisë dhe Turqisë për Egjeun/ Ankaraja

Një debat i ri është hapur mes Greqisë dhe Turqisë për çështjet e Egjeut, këtë herë me shkak një plan të ri të Athinës për zhvillimin e industrisë dhe të qendrave të furnizimit në territorin grek.

Plani i ri hyri në fuqi në 28 gusht dhe përcakton se në cilat zona mund të zhvillohen aktivitete industriale, ku mund të krijohen zona biznesi dhe logjistike dhe cilat rregulla duhet të respektohen për mbrojtjen e mjedisit. Por reagimi i Turqisë erdhi për faktin se ky plan përfshin edhe ishuj dhe zona të Egjeut.

Ministria e Jashtme turke deklaroi se vendimet e Greqisë nuk krijojnë pasoja juridike për Turqinë dhe përsëriti një nga qëndrimet e vjetra të Ankarasë: se në Egje ekzistojnë disa ishuj të vegjël dhe formacione gjeografike, sovraniteti i të cilave, sipas palës turke, nuk i është kaluar Greqisë me traktate ndërkombëtare.

Athina reagoi menjëherë dhe me tone të ashpra. Ministria e Jashtme greke i cilësoi pretendimet turke “të pabazuara dhe të papranueshme”.Sipas Athinës, fakti që Turqia përsërit të njëjtin qëndrim sa herë Greqia miraton një plan të ri territorial, nuk i jep këtij pretendimi as bazë juridike dhe as vlefshmëri.

Qeveria greke theksoi gjithashtu se çështja e sovranitetit në Egje është e qartë dhe përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare në fuqi. Sipas saj plani i ri grek nuk është një plan ushtarak dhe nuk përcakton kufij të rinj. Ai është në thelb një plan ekonomik dhe urbanistik, që tregon se ku dhe me çfarë kushtesh mund të zhvillohen industria, bizneset dhe qendrat e shpërndarjes së mallrave.

Për shembull, në Athinë dhe Selanik kufizohet krijimi i fabrikave të reja jashtë zonave të organizuara industriale, ndërsa për ishujt parashikohen rregulla të veçanta, për shkak të hapësirës së kufizuar dhe nevojës për mbrojtjen e mjedisit. Pra, thelbi i përplasjes nuk është vetë industria thekson Athina duke nënvizuar se po vendos rregulla për zhvillimin ekonomik brenda territorit të saj. Turqia, nga ana tjetër, thotë se përfshirja e disa zonave të Egjeut në dokumentet greke nuk mund të konsiderohet si provë juridike e sovranitetit grek mbi to.

Megjithatë, krahas toneve të forta, Ankaraja la të hapur edhe derën e dialogut. Ministria e Jashtme turke deklaroi se vazhdon të mbështesë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë sipas Deklaratës së Athinës të dhjetorit 2023 dhe se Turqia mbetet e gatshme për bashkëpunim me Greqinë.

Ky është episodi i dytë i tensionit brenda pak ditësh, pas përplasjes së Athinës dhe Ankarasë sa u përket planeve greke për energjinë e rinovueshme dhe parqet detare në Egje, kur Turqia ngriti sërish çështjen e sovranitetit mbi disa ishuj dhe formacione gjeografike.

Top Channel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?