Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran/ Trump "shpall" Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur pikën më të nxehtë, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi sërish në platformën "Truth Social" një imazh të Ngushticës së Hormuzit duke e cilësuar atë si “Territor të RI të SHBA-së”.
Nga ana tjetër, reagimi i Iranit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se çdo shtet që i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohet armik dhe do të përballet me dëmtim të interesave të tij.
Zyrtari iranian paralajmëroi se nëse Uashingtoni ndërmerr veprime ushtarake apo sanksione të reja, përgjigja e Teheranit do të jetë si një tërmet, duke kërcënuar drejtpërdrejt kompanitë e naftës dhe financiare amerikane në rajon.
Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se, SHBA-së pritet të njoftojë zbatimin e sanksioneve më të ashpra ekonomike në histori ndaj Iranit.
Ndërsa partnerë të rëndësishëm si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar transaksionet tregtare me Teheranin, Kina ka dalë kundër presionit amerikan, duke deklaruar se sanksionet nuk e zgjidhin konfliktin në Lindjen e Mesme.
Lexo edhe
BOTA
Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do të përçanin Ukrainën!

I nxehti s’ka fund, “piqet” Greqia/ Prej ditësh temperaturat mbi 40 gradë, edhe shtatori do jetë “zjarr”

Britani/ Hakerët iranianë godasin termocentralin, impianti mbeti jashtë funksionit për katër ditë

Stuhi e fuqishme/ Erërat 120 km/h përmbysin avionë në aeroport

Pse Apple ia detyron ngritjen e saj CIA-s/ Si spiunazhi amerikan e “riktheu” Steve Jobs në Cupertino

Irani u jep leje disa anijeve cisterna irakiane të kalojnë në Hormuz

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve/ TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë pas padisë nga SHBA

Mbi një vit punë pa leje sigurie/ Shtëpia e Bardhë përballet me pikëpyetje për asistenten e Trumpit





