Protestë para SPAK, të rinjtë rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmim...
Konflikti në Sarandë, zbardhet ngjarja ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë p&eu...
Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor ë...
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Izraeli duhet të kryejë “30 deri në 40 vrasje të ...
Në një deklaratë për Albania Newscast, aktivisti Gary Kokalari tha se nëse Dhoma e Përfaqësuesve kalon në duart e demo...
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalsorja” ka reaguar pas zjarrit të rënë në orët e para të mën...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rreziks...
Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në ...
I shumëkërkuari, Ylli Zalla, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Zalla ishte fshehur në një...

Para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në vitin 2021, Ahmad Dawood ëndërronte të zgjeronte biznesin e tij të vogël të rrobaqepësisë, të martohej dhe të blinte një veturë.
Por, pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga grupi militant islamist, Dawood punon në fermën e familjes së tij jashtë kryeqytetit, Kabul, ku kultivon fruta dhe perime. Ai qep fshehurazi fustane për ato pak kliente që bëjnë porosi.
“Shpresoja të studioja dizajn mode në universitet. Kisha plan të importoja pëlhura nga Turqia, të krijoja modelet e mia dhe të punësoja rrobaqepëse. E imagjinoja veten duke marrë pjesë në shfaqje mode dhe duke i shitur dizajnet e mia në vendet fqinje”, tha 29-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.
“Asgjë nga këto nuk ndodhi”, shtoi ai. “Gjithçka u përmbys”.
Dawood është një nga miliona afganët, ëndrrat e të cilëve u shuan kur talibanët morën pushtetin pas përfundimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare gati 20-vjeçare në Afganistan.
Nën qeverinë afgane të mbështetur nga Perëndimi, korrupsioni dhe dhuna ishin të përhapura.
Por, afganët e rinj dhe të arsimuar, veçanërisht në qytetet e mëdha, gëzonin liri dhe mundësi që ishin të paimagjinueshme para pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili rrëzoi regjimin e parë të talibanëve në vitin 2001.
Që nga rikthimi në pushtet në vitin 2021, talibanët kanë krijuar një nga regjimet më shtypëse në botë, duke u mohuar shumë afganëve të drejtat e tyre themelore, veçanërisht grave.
Nën udhëheqjen e grupit radikal, të panjohur dhe të sanksionuar nga komuniteti ndërkombëtar, në Afganistan është shënuar rritje e varfërisë dhe papunësisë.
Qindra mijëra afganë janë larguar drejt vendeve fqinje ose Perëndimit për t’i shpëtuar varfërisë ekstreme dhe sundimit shtypës të talibanëve. Por, shumë afganë nuk kanë mundësi të largohen nga vendi dhe janë detyruar të mësohen të jetojnë nën sundimin e grupit militant.
Dawood, i cili jeton me prindërit dhe dy motrat e tij më të vogla, tha se ata nuk kanë para për t’u larguar nga Afganistani, një vend me rreth 40 milionë banorë që ndodhet nën ndikimin e krizave të mëdha humanitare dhe ekonomike.
“Ende nuk jam martuar ,sepse nuk fitoj mjaftueshëm për të mbajtur një grua dhe fëmijë”, tha ai. “Gjithçka që fitoj shkon për të mbështetur prindërit dhe motrat e mia".
Jeta e fshehtë nën talibanët
Për gratë dhe vajzat, rikthimi i talibanëve në pushtet ka qenë një makth.
Grupi militant ka kufizuar rëndë paraqitjen e grave dhe vajzave në publik, lirinë e tyre të lëvizjes dhe të drejtën për të punuar e studiuar, duke i fshirë në thelb gratë nga jeta publike.
Zainab Ramz, e cila ka përfunduar studimet për gazetari, nuk arriti të gjente punë pasi dhjetëra media të pavarura në mbarë vendin u mbyllën për shkak të presionit të talibanëve ose vështirësive financiare.
Pas dy vitesh pa punë, Ramz tani punon për një radio me bazë në Kabul. Media është ndër të paktat vende ku gratë mund të punojnë, megjithëse nën kufizime të rrepta.
“Ka siguri”, tha 27-vjeçarja për Raidon Evropa e Lirë. “Askush nuk më ndalon në rrugë për të më pyetur pse po shkoj në punë apo pse po ec vetëm”.
Por, sundimi i talibanëve ka ndryshuar rrënjësisht jetën e përditshme të grave. Gratë përballen me kufizime në udhëtime dhe në qasjen në hapësirat publike. Atyre u ndalohet hyrja në palestra dhe pishina, ndërsa sallonet e bukurisë janë ndaluar me ligj.
Ramz dikur dilte për vrap dhe ecje në natyrë pranë shtëpisë së saj. Tani, thotë ajo, vrapimi është praktikisht i pamundur. Gratë duhet të veshin rroba të gjera, të gjata dhe që mbulojnë trupin, si dhe të shoqërohen nga një i afërm mashkull.
Këto kufizime kanë detyruar disa gra të bëjnë një jetë të fshehtë. Ish-estetistet drejtojnë sallone të fshehta nga shtëpitë e tyre, ndërsa klientet i gjejnë ato përmes rekomandimeve të të tjerëve.
Ramz së voni shkoi në një të tillë para një dasme familjare. Estetistja udhëzoi gratë të hynin dhe të dilnin veç e veç, në mënyrë që fqinjët të mos dyshonin.
“Imagjinoni që duhet të shkoj fshehurazi në një sallon bukurie për të rregulluar flokët para një dasme familjare, sikur të ishte ndonjë operacion i madh sigurie”, tha Ramz.
Ajo njeh një tjetër grua, ish-trajnere sportive, e cila hapi fshehurazi një palestër për gra në bodrumin e shtëpisë së saj.
Fqinjët vunë re gratë që hynin dhe dilnin, dhe e raportuan atë te talibanët. Ajo e mbylli palestrën para se autoritetet të ndërhynin.
“Nuk mund të ëndërrojmë më për gjëra të mëdha”
Për afganët e rinj dhe të arsimuar, sundimi i talibanëve nuk ka kufizuar vetëm atë që mund të bëjnë. Ai ka eliminuar edhe mundësitë që dikur i kishin.
Naseem Karimi dikur imagjinonte një karrierë në qeveri. Pas përfundimit të universitetit, ai mendonte se mund të konkurronte për një vend pune në qeveri ose edhe të kandidonte për parlament.
Por, nën sistemin politik të talibanëve, nuk ka parlament dhe pushteti qëndron pothuajse tërësisht në duart e anëtarëve të grupit radikal.
“Të rinjtë nuk ëndërrojnë si më parë”, tha Karimi për Radion Evropa e Lirë. “Nuk mund të ëndërrojmë më për gjëra të mëdha”.
Tridhjetëvjeçari kaloi dy vjet në Iran, ku mundësitë e punës për migrantët afganë janë të kufizuara kryesisht në punë fizike.
Ai përfundimisht u kthye në Afganistan, ku tani jep mësim në shkolla private me kontrata të përkohshme. Ai dhe disa miq u përpoqën të hapnin një kolegj privat, por projekti nuk arriti të tërhiqte mjaftueshëm studentë. Shumë afganë, tha ai, nuk mund ta përballojnë më koston e arsimit të lartë.
Ambiciet e Karimit janë bërë më modeste. “Thjesht dua të kem një punë të qëndrueshme”, tha ai.
Karimi së fundmi u martua dhe fiton 7.000 afghani (105 dollarë) në muaj. Rreth 1.000 afghani (15 dollarë) shkojnë për transportin e tij të përditshëm, duke i lënë pak para për ushqim, shërbime komunale, ilaçe dhe nevoja të tjera.
Pas dekadash lufte, Karimi tha se shumë afganë thjesht duan të jenë në gjendje të dalin jashtë, pa frikën se do të vriten nga ndonjë bombardim apo sulm.
“Njerëzit thjesht duan të jetojnë në paqe”, tha Karimi.
Çmimi i kësaj paqeje relative ka qenë i lartë. Afganët kanë humbur shumë nga të drejtat, mundësitë dhe shpresat e tyre. Por, shumë prej tyre kanë ndaluar së prituri që Afganistani i para vitit 2021 të kthehet.
“Jemi mësuar të jetojmë me vendin, ashtu siç është”, tha Karimi./REL
Një i dyshuar në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj pesë personave të shtunën në kampusin e Universitetit Sht...
Një stuhi e fortë goditi gadishullin grek të Manit në rajonin e Peloponezit, gjatë së cilës një grua u godit nga rrufeja...
Vetëm 15 ditë pas tragjedisë vdekjeprurëse në kufirin e Ceutës, një situatë e re tensioni ekstrem ka vënë n&eu...
Një operacion i jashtëzakonshëm për të transportuar Trumpin në avionin ushtarak në Ankara, në një kamion furnizimi ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se zgjedhjet do të shpallen "shumë shpejt", pa dhënë një datë ...
Jared Kushner, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij, zhvilloi të dielën bisedime në El Alamein me president...
Shkruar nga Ilaria Sacchettoni Prokurorët duan të sqarojnë përse Ranucci ka mbajtur për vete disa rrethana: gjatë më shum&eu...
Ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë, Indonezisë, Pakistanit, Turqisë, Arabisë Saudite dhe...
Një ngarkesë me bagazhe që pritej të futej në hapësirën e bagazheve të një avioni të British Airways u pë...
Një histori prekëse ka tronditur Kolumbinë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4, i cili goditi vendin më 10 gusht. ...