BOTA

Politico: AfD në Gjermani akuzohet se mbledh informacione ushtarake në favor të Kremlinit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 December 2025, 12:32

Politico: AfD në Gjermani akuzohet se mbledh informacione ushtarake në

Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është në qendër të kritikave për lidhje të dyshuara me Kremlinin. Partia akuzohet se përdor mjete parlamentare për të marrë informacione që mund të jenë me interes për shërbimet e inteligjencës ruse, sipas një raporti të Politico.

Sipas Politico, Kristian Demokratët dhe Social Demokratët denoncojnë deputetët e partisë së ekstremit të djathtë për përdorimin e pozicionit të tyre institucional për të zbuluar informacione të ndjeshme ushtarake, të cilat Moska mund t’i përdorë në frontin ukrainas dhe në të ashtuquajturën “luftë hibride” kundër Evropës.

Artikulli përmend në mënyrë të veçantë politikanin gjerman të ekstremit të djathtë,  Ringo Mühlmann (majtas), i cili “ka treguar interes të veçantë në zbulimin e informacionit që, sipas kundërshtarëve të tij politikë, mund të jetë me interes të madh për shërbimet e inteligjencës ruse”.

Duke përdorur të drejtat që i jep statusi i tij si anëtar i parlamentit për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në parlamentin e shtetit të Thuringisë – ku AfD është partia më e fortë – Mühlmann i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë rajonale të zbulojë detaje të ndërlikuara mbi çështje të tilla si mbrojtja lokale nga dronët dhe transferimet e armëve perëndimore në Ukrainë.

Pyetjet “e dyshimta”

“Çfarë informacioni ka qeveria e shtetit në lidhje me fushëveprimin e transportit ushtarak tranzit përmes Turingisë nga viti 2022 (i detajuar sipas vitit, llojit të transportit [rrugor, hekurudhor], numrit të tranziteve dhe ndalesave të njohura)? ” pyeti Mühlmann në shtator.

Sipas raportit, në qershor, Mühlmann, i cili mohon se ka zbatuar urdhra nga Rusia, paraqiti tetë pyetje në lidhje me dronët dhe aftësitë mbrojtëse të policisë rajonale – e cila është përgjegjëse për zbulimin dhe kapjen e dronëve që konsiderohen si një kërcënim spiunazhi.

“Cilat sisteme teknike mbrojtëse kundër dronëve janë të njohura për policinë e Turingisë (p.sh., pajisje bllokimi, lëshues rrjetash, pajisje me pulse elektromagnetike) dhe deri në ç’masë janë testuar ato për dobinë e tyre në zbatimin e ligjit?”, pyeti Mühlmann në atë kohë.

“Nuk mund të mos krijohet përshtypja se AfD, me hetimet e saj, po kryen një listë detyrash që i janë caktuar nga Kremlini”, tha për gazetën gjermane Handelsblatt Ministri i Brendshëm i Turingisë, Georg Maier, anëtar i Partisë Socialdemokrate (SPD).

“Ajo që më bëri përshtypje ishte interesi i jashtëzakonshëm për infrastrukturën kritike dhe parimet e sigurisë këtu në Turingi, veçanërisht në mënyrën se si trajtohen kërcënimet hibride”, tha Mayer më vonë për Politico. “Papritmas, çështjet gjeopolitike po luajnë një rol në pyetjet e tyre, ndërsa ne në parlamentin e Turingisë nuk jemi përgjegjës për politikën e jashtme apo të mbrojtjes”.

“Insinuata mashtruese”

Udhëheqësit e AfD-së kanë artikuluar herë pas here qëndrime në favor të Moskës, duke mbështetur ripërtëritjen e lidhjeve ekonomike, rivendosjen e importeve të gazit natyror dhe ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën.

Megjithatë, kundërshtarët e tyre politikë shpesh i akuzojnë ata se veprojnë jo vetëm nga bindja, por edhe me urdhër të Moskës. Në nëntor, deputetja e të Gjelbërve Irene Michalic e përshkroi AfD-në si një “kalë Troje” për Presidentin rus Vladimir Putin në Gjermani.

Politikanët e AfD-së mohojnë akuzat se po përdorin fuqinë e tyre parlamentare në rritje për të ndihmuar Kremlinin duke ofruar informacione të ndjeshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?