'Portat e ferrit do të hapen'/ Trump paralajmëron Iranin pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar, sipas deklaratave të zyrtarëve amerikanë, Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të nisë sulme kundër Iranit, në hakmarrje për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë në një bazë në Jordani.
Madje raportohet se presidenti amerikan ka thënë se “portat e ferrit do të hapen” kundër Iranit. Për gati një javë tani, SHBA-të kanë kryer sulme të përditshme ndaj infrastrukturës kryesisht në Iranin jugor, në zonën më të gjerë të Ngushticës së Hormuzit. Në një zhvillim paralel, Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim me efekt në të gjithë botën, por veçanërisht për amerikanët në Lindjen e Mesme, që të “ushtrojnë kujdes të shtuar”, ndërsa lufta midis SHBA-së dhe Iranit vazhdon.
“Mjedisi i sigurisë mbetet kompleks me mundësinë e një përshkallëzimi të paparashikueshëm. Ne u kujtojmë amerikanëve në rajon nevojën e vazhdueshme për kujdes. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet që mbështesin Iranin mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera.
Dy ushtarë amerikanë u vranë të premten në Jordani pas një sulmi iranian me raketa dhe dron, ndërsa një ushtar tjetër “është i zhdukur në veprim”.
Përveç kësaj, katër ushtarë amerikanë u dërguan në spitalet jordaneze për trajtim mjekësor dhe tani janë liruar nga spitali. Ushtarë të tjerë, të cilët u plagosën lehtë, janë rikthyer në detyrë.
Lexo edhe
BOTA
Gruaja vret bashkëshortin me ndihmën e të dashurit dhe i vendos një gjarpër helmues ta kafshonte kur ishte në gjumë që të dukej si akside...

Sulmet e SHBA ndaj Iranit hyjnë në natën e tetë, Teherani paralajmëron: Do të marrin një mësim të paharrueshëm

Akuzohen për përdhunim, trafikim dhe abuzim seksual/ Arrestohen në SHBA influencuesit e famshëm Andrew dhe Tristan Tate

Si në Shqipëri, njëjtë edhe në Itali! Qytetarët ngrihen në Venecia kundër miliarderëve: Vendi ynë nuk është në shitje

Stuhi e fortë në Milano, ndërpritet koncerti i këngëtarit Bad Bunny! 80 mijë spektatorë evakuohen nga hipodromi La Maura

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Reja gjigante mbuloi plazhin në Francë, pas spektaklit mbresëlënës fshihet fenomeni meteorologjik i njohur, “Galerne”

Kryebashkiaku i New York-ut: Po shqyrtojmë arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Asamblenë e OKB-së





