Portugalia rrit kontrollet kufitare pas krizës së emigrantëve në Ceuta, kryeministri: Duhet forcuar siguria

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka njoftuar se qeveria e tij synon të rrisë kontrollet në kufijtë tokësorë dhe detarë, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, pas rritjes së fluksit të emigrantëve në zonën e Ceutës.
Montenegro deklaroi se ekzistojnë arsye për të shtuar praninë e forcave të rendit në zonat kufitare, duke theksuar nevojën për një monitorim më të fortë të lëvizjeve migratore.
Reagimi i qeverisë portugeze vjen pas mbërritjes së rreth 60 mijë emigrantëve në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën veriore, të cilët kaluan ilegalisht kufirin nga Maroku.
Megjithatë, kryeministri portugez tha se nuk e sheh të nevojshme pezullimin e rregullave të zonës Shengen.
“Situata është serioze, por ekzistojnë mekanizma për ta menaxhuar dhe rikthyer kontrollin në mënyrë të koordinuar”, u shpreh Montenegro.
Qeveria e Lisbonës bëri të ditur më herët se forcat portugeze të sigurisë do të bashkëpunojnë me autoritetet spanjolle për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Chega ka njoftuar se do të paraqesë një propozim për rikthimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Portugalisë dhe Spanjës, një masë që do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në zbatimin e lëvizjes së lirë brenda zonës Shengen.
Lexo edhe
BOTA
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

Tragjike/ Dyshime se u helmuan me monoksid karboni, muzikanti 55-vjeçar humb jetën në hotel, partnerja në gjendje të rëndë

Greqia në alarm nga zjarret, flakët përfshijnë Porto Germenon, evakuohen banorë dhe digjen shtëpi

Napoli tronditet nga një tërmet 4.7 ballë, 21 të plagosur dhe dëme të shumta

Peruja drejt aleancës së Trump, qeveria e re synon t’i bashkohet “Mburojës së Amerikave” kundër trafikut të drogës





