Preken nga malaria 6 punonjës të Aeroportit të Frankfurtit, njëri prej tyre humb jetën

Gjashtë punonjës në Aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, janë prekur nga malaria, njëri prej të cilëve ka vdekur. Rastet u konfirmuan nga operatori i aeroportit Fraport dhe Instituti Robert Koch, raportojnë mediat e huaja.
Katër raste ishin raportuar në mesin e korrikut, por numri i përgjithshëm është rritur që atëherë në gjashtë.
Pesë punonjësit e tjerë të prekur nga sëmundja po i nënshtrohen trajtimit specifik mjekësor. Sipas raporteve fillestare, infeksionet lidhen me të ashtuquajturën “Malaria e Aeroportit”, një mënyrë e rrallë transmetimi jashtë zonave ku sëmundja është e pranishme.
Një ose më shumë mushkonja të infektuara mund të kenë mbërritur në aeroport në mesin e verës, të jenë transportuar në hambarin e një aeroplani ose në bagazhe nga një zonë rreziku, dhe më pas të kenë pickuar dhe infektuar punonjësit e aeroportit.
Instituti Robert Koch raportoi raste të tjera midis korrikut dhe gushtit në zonën metropolitane të Rhine-Main, të cilat ka të ngjarë të lidhen me punën në Aeroportin e Frankfurtit.
Lexo edhe
BOTA
Financial Times: Si i shfrytëzuan katër bankierë rusë sanksionet e BE-së dhe fituan deri në 9 milionë euro

BBC: Adoleshentët kinezë po përdorin droga që mpijnë mendjen për t'iu larguar realitetit

Zelensky thirrje Kinës: Na ndihmoni t’i japim fund luftës

Erdogan jep mesazhin për Sirinë dhe Izraelin: Ka nisur epoka e një Turqie të madhe dhe të fuqishme

Shkaktoi aksident me Lamborghinin 270 mijë paund, futbollisti rrezikon 2 vite burg

Arrestohet ish-presidenti i Armenisë

VIDEO/ E rëndë! 19-vjeçari hyn në kafazin e luaneshës, ajo e shqyen

Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë, 6 skenarët që po shqyrtohen





