
Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një skemë të re imigracioni që u ofron vizë të përshpejtuar qytetarëve të huaj të pasur, të gatshëm të paguajnë të paktën 1 milion dollarë, raporton BBC.
Sipas Trump, karta e re do t’u sigurojë blerësve “një rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë për të gjithë personat e kualifikuar dhe të verifikuar. Shumë emocionuese! Kompanitë tona të Mëdha Amerikane më në fund do të mund të mbajnë Talentet e tyre të paçmueshme”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Çfarë është “Trump Gold Card”?
Programi, i njoftuar për herë të parë më herët gjatë vitit, ofron një vizë amerikane për aplikantët që mund të dëshmojnë se do t’i sjellin “përfitime të rëndësishme” SHBA-së, sipas faqes zyrtare të skemës.
Lançimi i kartës vjen në një kohë kur Uashingtoni po ashpërson politikat e imigracionit, përfshirë rritjen e tarifave të vizave të punës dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Sipas programit, “Trump Gold Card” garanton marrjen e rezidencës amerikane në “kohë rekord” dhe kërkon një pagesë prej 1 milion dollarësh, e cila shërben si provë se aplikanti do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike në vend.
Për bizneset që sponsorizojnë punonjës, tarifa është edhe më e lartë – 2 milionë dollarë, pa llogaritur kostot shtesë. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të lançohet edhe versioni “Platinum”, i cili do të ofrojë përfitime të veçanta tatimore dhe do të kushtojë 5 milionë dollarë.
Përveç këtyre pagesave, mund të ketë tarifa të tjera shtesë në varësi të situatës së secilit aplikant. Çdo individ duhet gjithashtu të paguajë paraprakisht një tarifë të pakthyeshme prej 15 mijë dollarësh për përpunimin fillestar të aplikimit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 December08:19
Trump paralajmëron shpalljen e Bordit të Paqes për Gazën: Të gjithë udhëheqësit duan të jenë pjesë e tij
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se një njoftim në lidhje me udhëheqësit botërorë që...
BOTA
10 December23:37
Arrestohet ish-presidenti i Bolivisë
Ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce, thuhet se u arrestua dhe u dërgua në selinë e policisë të mërkurën. Ish-ministrja ...
BOTA
10 December23:00
Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej
Një zbulim mahnitës në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan kronologjinë e kohës kur...
BOTA
10 December22:48
Trump ashpërson hyrjet për turistët, kërkohet historiku 5-vjeçar i rrjeteve sociale
Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, do t’u kërkohet të dorëzojnë historikun...
BOTA
10 December22:10
Krimi makabër, burri vret ish-missin dhe i copëton pjesët në blender duke parë video në Youtube
Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyt...
BOTA
10 December22:04
SHBA sekuestron anijen cisternë të naftës brigjet e Venezuelës, rritet çmimi
SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha Presidenti Donald Trump të mërkurën,...
BOTA
10 December21:13
Udhëtimi në SHBA gjithnjë e më i vështirë edhe si turist. Ja masat për 42 vende
Turistët nga dhjetëra vende (gjithsej 42) mund të detyrohen të japin historikun e tyre të mediave sociale për pesë ...
BOTA
10 December20:50
Hetimi ndaj Mogherinit/ Pse skandali në Kolegjin e Evropës rrezikon të trondisë Unionin
Bërthama e fortë e institucioneve qendrore të Bashkimit Evropian është përsëri në mes të skandaleve. Çë...
BOTA
10 December20:37
Protesta masive në Bullgari kundër korrupsionit, kërkohet dorëheqja e qeverisë
Mijëra bullgarë u mblodhën të mërkurën në mbrëmje kundër qeverisë në vend dhe asaj që ata e quajn&eu...
BOTA
10 December19:27
EMRAT/ U përfshinë në atentatin ndaj mafiozit grek Jani Lala! Shkatërrohet banda shqiptare
Shqiptarët e arrestuar janë dërguar sot në Gjykatën e Evelpidon në Greqi. Konkretish kanë dalë para drejtësis&eum...