Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!

SHBA-ja u jep viza zyrtarëve iranianë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar vizat për presidentin iranian Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë iranianë, të cilët pritet të marrin pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York javën e ardhshme.
Vendimi vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani ndodhen në një konflikt të armatosur që ka zgjatur rreth gjashtë muaj, shkruan jerusalempost.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se delegacioni iranian do t’u nënshtrohet kufizimeve të veçanta gjatë qëndrimit në New York.
Sipas autoriteteve amerikane, zyrtarëve iranianë do t’u kufizohet lëvizja, ndërsa do të ketë edhe kufizime për blerjen e mallrave luksoze.
Pavarësisht tensioneve të mëdha mes dy vendeve, pjesëmarrja e delegacionit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të zhvillohet në kuadër të angazhimeve diplomatike të organizatës ndërkombëtare.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Droni rus godet anijen turke në Ukrainë, viktima dhe të plagosur

I veshur si grua, 33-vjeçari ‘tradhtohet’ dhe arrestohet! Para agjentëve bën dëshminë tronditëse për numrin e vrasjeve, i treti në histor...

“Eliminojeni pa lënë gjurmë”/ Historia e vrasjes së Georgi Markovit me çadrën e helmuar

Çfarë është “Porta e Lotëve” dhe pse është kaq strategjike për botën?

5 skenarë në lojë, Friedrich Merz rrezikon shkarkimin këtë fundjavë!

Tensionet në ngushticën Bab al-Mandeb, Meloni urdhëron Marinën për mbrojtjen e anijeve italiane

OKB: SHBA ka të ngjarë të ketë kryer krime lufte në Iran, përfshirë shkollën në Minab

Lufta në Iran/ Reagon Donald Trump: Do të marr një vendim të madh së shpejti





