Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Prince Harry dhe Meghan Markle po përgatiten të sjellin në ekranin e vogël librin bestseller “No Way Out: The Searing True Story of Men Under Siege”, që rrëfen një nga misionet më dramatike të ushtrisë britanike në Afganistan. Libri është shkruar nga majori britanik Adam Jowett dhe përshkruan eksperiencën e tij si komandant i një njësie parashutistësh dhe ushtarësh të Royal Irish Rangers gjatë luftimeve në korrik të vitit 2006, në provincën Helmand.
Sipas Netflix, filmi do të prodhohet nga Duka dhe Dukesha e Sussex përmes Archewell Productions, së bashku me drejtuesen e përmbajtjes Tracy Ryerson. Skenari është shkruar nga Matt Charman, i nominuar për Oscar për filmin Bridge of Spies. Ky projekt konsiderohet mjaft personal për Harry-n, i cili ka shërbyer dy herë në Afganistan si pjesë e Ushtrisë Britanike, duke arritur gradën e kapitenit. Sipas përshkrimit të librit, njësia “Easy Company” u dërgua për të mbajtur nën kontroll qendrën e lagjes Musa Qala “me çdo kusht”. Ushtarët mbetën të rrethuar nga talebanët në një kompleks të improvizuar, ndërsa përballeshin me sulme të vazhdueshme për 21 ditë e netë.
Autori përshkruan presionin ekstrem dhe betejat rraskapitëse që përjetuan ushtarët, ndërsa municionet po mbaronin dhe situata dukej pa rrugëdalje. Që prej vitit 2020, Harry dhe Meghan bashkëpunojnë me Netflix, ku projekti më i suksesshëm mbetet dokumentari Harry & Meghan, i cili u bë premiera më e ndjekur dokumentare në historinë e platformës.
Megjithatë, disa projekte të tjera të çiftit nuk arritën të kishin të njëjtin sukses. Ndër to ishte seriali With Love, Meghan, i fokusuar te stili i jetesës së Meghan në Kaliforni, i cili u kritikua si “jorealist” dhe “joorigjinal” përpara se të anulohej këtë vit. Marrëveshja e çiftit me Netflix, e raportuar me vlerë deri në 100 milionë dollarë, përfshinte gjithashtu bashkëpunimin për markën “As Ever”, me produkte si reçel, verë rozë dhe dekorime ushqimore.
Pas anulimit të serialit, Meghan mori kontrollin e plotë të markës së saj, ndërsa sipas raportimeve ruan marrëdhënie të mira me drejtuesit e Netflix, përfshirë Ted Sarandos. Në gusht të vitit të kaluar, çifti nënshkroi një marrëveshje të re “first-look” me platformën, ndërsa Meghan e quajti bashkëpunimin “provë të forcës së marrëdhënies së tyre”.
Paralelisht, Harry dhe Meghan po punojnë edhe për adaptimin televiziv të romanit romantik The Wedding Date nga autorja Jasmine Guillory. Që nga largimi nga familja mbretërore britanike dhe transferimi në SHBA, çifti Sussex ka realizuar disa projekte dokumentare, mes tyre Heart of Invictus, Polo dhe Live to Lead. Ndërkohë, bashkëpunimi i tyre me Spotify përfundoi në vitin 2023, pas vetëm një sezoni të podcastit Archetypes.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi sot se vazhdimi i situatës së tensionuar të lidhur me luftën në Lindjen ...
Studiuesit thonë se kanë identifikuar katër marinarë që ishin mes 129 personave që humbën jetën gjatë një ek...
Inteligjenca artificiale po krijon referenca të rreme për kërkime mjekësore që nuk ekzistojnë, sipas zbulimeve të fundit. ...
Bilanci i viktimave nga sulmet masive ruse që goditën gjatë natës kryeqytetin ukrainas, Kiev, është rritur në 21 persona t&...
Tetëdhjetë e katër trilionë dollarë. Kjo është shuma që do të ndërrojë duar gjatë dy dekadave t&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Kinë, ndërsa është larguar nga Pekini me avionin pr...
Guardia di Finanza ka përfunduar operacionin e koduar “Red Jack”, i cilësuar si një nga aksionet më të mëdha ekonomi...
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se operacionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit do të vazhdojnë. ...
SHBA -të dhe Kina kanë rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit nuk duhet të militarizohet, tha të enjten Sekretari i Shtetit i ...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka shoqëruar Presidentin amerikan Donald Trump në një turne të veçantë në Zhongnanha...