BOTA

Prita në garazh, lidhja me kabllo dhe telefonata e fundit/ Vrau ish-të dashurën, detaje të reja nga krimi tronditës

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 21:14
Prita në garazh, lidhja me kabllo dhe telefonata e fundit/ Vrau ish-të

Lorena Isceri, 45-vjeçarja që të enjten u hodh nga një mbikalim i autostradës A1 në Barberino del Mugello, dyshohet se kishte arritur të çlirohej nga lidhëset plastike që ish-partneri i saj, Federico Vella, i kishte shtrënguar në kyçe përpara se ta fuste në bagazhin e makinës së tij.

Ajo më pas do të kishte qëndruar rreth 20 minuta në telefon me qendrën operative të policisë. Telefonata u ndërpre papritur nga 36-vjeçari. Fjalët e fundit të saj dyshohet se kanë qenë: “Çfarë po bën?”

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse gruaja ishte goditur për vdekje përpara se të hidhej nga lartësia prej dhjetëra metrash, apo nëse kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes jashtëzakonisht të fortë pas rënies.

Federico Vella, i cili kishte njoftuar më herët në rrjetet sociale për qëllimin e tij për të kryer një akt ekstrem, më pas u vetëvra duke u hedhur nga i njëjti mbikalim, pas mbërritjes së efektivëve të policisë.

Sulmi i paramenduar dhe goditjet për ta trullosur

Federico Vella dyshohet se kishte planifikuar gjithçka në detaje, që nga momenti kur e përndoqi ish-partneren e deri te mjetet që përdori për ta lidhur. Për këtë arsye, Prokuroria e Firences po heton edhe hipotezën e paramendimit të sulmit që çoi në vrasje.

36-vjeçari ishte fshehur në garazhin e ish-partneres së tij, në periferi të Firences. Gruaja ishte ndarë prej tij në gushtin e vitit të kaluar.

Ai kishte mbajtur dyert të hapura duke vendosur shirit ngjitës mbi sensorët fotoelektrikë. Aty kishte pritur Lorena Iscerin dhe, kur gruaja mbërriti për të parkuar makinën, ai e ka goditur me grushte, duke e trullosur.

Më pas, fillimisht i kishte lidhur duart me lidhëse plastike, të cilat i kishte marrë posaçërisht për këtë qëllim, dhe më pas e kishte futur në bagazhin e makinës me të cilën ajo kishte mbërritur pak më parë. Më pas, ai ishte ulur në timon dhe ishte larguar me makinë.

Telefonata nga bagazhi dhe hedhja 

Në bagazh, burri kishte vendosur edhe çantën e 45-vjeçares. Për këtë arsye, pasi kishte liruar disi shtrëngimin e lidhëseve plastike në kyçet e saj, gruaja mund të ketë arritur të kontaktojë nënën dhe një mik.

Megjithatë, është e sigurt se ajo kishte folur për një kohë të gjatë me numrin e emergjencës 112, një telefonatë që, sipas të dhënave të deritanishme, ka zgjatur rreth 20 minuta.

Më pas, pasi kishte kuptuar se çfarë po ndodhte, Vella dyshohet se ndaloi makinën mbi viadukt dhe hapi bagazhin.

“Çfarë po bën?” – ishin fjalët e saj të regjistruara në telefonatë, përpara se 36-vjeçari të ndërpriste çdo kontakt me numrin e emergjencës.

Më pas, ai dyshohet se e tërhoqi në anën tjetër të karrexhatës dhe e hodhi përtej barrierës mbrojtëse. Ende nuk është e qartë nëse në atë moment gruaja ishte gjallë apo kishte vdekur.

Kur mbërritën efektivët e policisë, të cilët kishin arritur të lokalizonin makinën duke gjurmuar telefonin e Lorena Iscerit, 36-vjeçari ishte ndalur.

“Çfarë ke bërë?”, e pyetën efektivët. “Ajo më tradhtoi. Më trajtoi keq. Më sulmoi”, ishte përgjigjja e tij.

Pasuan një sërë fjalish të pakuptimta dhe, në fund, hedhja fatale nga mbikalimi. Pak më parë, ai kishte lënë edhe një mesazh në rrjetet sociale: “Mirupafshim të gjithëve.” /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?