BOTA

Protestat në Bullgari/ Pse Gjenerata Z po ngrihet kundër korrupsionit dhe qeverisë?

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 09:47

Protestat në Bullgari/ Pse Gjenerata Z po ngrihet kundër korrupsionit

Një buxhet i diskutueshëm, korrupsioni endemik dhe arroganca politike e kapur në kamera, të gjitha së bashku shkaktuan protesta masive.

Më 1 dhjetor, Gjenerata Z e Bullgarisë doli në rrugë në demonstratat më të mëdha mbarëkombëtare në dekada, duke kërkuar që buxheti i vitit të ardhshëm të revokohej dhe qeveria të jepte dorëheqjen.

Edhe pse qeveria iu përgjigj protestave duke prezantuar një projektbuxhet të ri që shtyn rritjen e taksave dhe kontributeve sociale për dy vjet, nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të shuar zhgënjimin e Gjeneratës Z, ndërsa ajo u kthye përsëri në rrugë të mërkurën (10.12.2025).

Në fakt, ngjarjet e dhjetë ditëve të fundit kanë zbuluar një përçarje gjithnjë e më të gjerë midis partive në pushtet dhe të rinjve.

“Buxheti ishte arsyeja për të protestuar, por shkaku rrënjësor është se nuk shohim asnjë perspektivë për të qëndruar në Bullgari, për të filluar një biznes apo për të ndërtuar një familje”, tha nxënësi 18-vjeçar i shkollës së mesme Martin Atanassov, i cili iu bashkua demonstratave.

Gjenerata Z është brezi i parë në që nuk ka kujtime personale as të regjimit komunist, i cili sundoi vendin nga viti 1944 deri në vitin 1989, as të krizës së hiperinflacionit të fundit të viteve 1990.

Ne thelb, kërkesa politike e Gjeneratës Z është t’i jepet fund korrupsionit”, tha Mimi Shishkova, një botuese dhe influencuese e cila është bërë një figurë kyçe për Gjeneratën Z, me shumë njerëz që ndjekin shpjegimet e saj mbi politikën në internet.

Edhe pse ekonomia e Bullgarisë është rritur ndjeshëm që nga anëtarësimi në BE, vendi renditet i parafundit në bllok në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2024 të Transparency International – pak përpara Hungarisë.

Shumë protestues besojnë se dy burra në veçanti janë përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit: Boyko Borissov, tre herë kryeministër midis viteve 2009 dhe 2021 dhe udhëheqës i partisë në pushtet GERB, dhe oligarku Delyan Peevsky, i cili është sanksionuar si nga SHBA-ja ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe partia e të cilit DPS Novo Nachalo (Fillimi i Ri) mbështet koalicionin aktual të pakicës në pushtet.

Megjithatë, siç i tha Shishkova DW, largimi i tyre nga pushteti do të ishte vetëm një hap në luftën më të gjerë kundër korrupsionit. “Nuk mund të jetë vetë zgjidhja”, tha ajo./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?