BOTA

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 February 2026, 22:59
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj

Serbia reagoi me zemërim ndaj takimit trepalësh mes shefave të mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në Tiranë, i cili synonte thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ushtarak. Ministria e Mbrojtjes në Beograd e cilësoi këtë si një shkelje të rëndë të Rezolutës 1244, ndërsa theksoi se përpjekjet për të institucionalizuar dhe forcuar më tej Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes marrëveshjeve ushtarake rajonale përfaqësojnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor ndërkombëtar dhe një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ky veprim përfaqëson një shpërfillje të qartë dhe shkelje të rëndë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës. Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrimin e përkohshëm të OKB-së, dhe KFOR-i është i vetmi formacion i armatosur legjitim në territorin e Kosovës dhe Metohisë, me një mandat të përcaktuar qartë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas saj, lëvizje të tilla kanë potencialin të prodhojnë pasoja afatgjata të sigurisë dhe të destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Republika e Serbisë e sheh këtë aleancë ushtarake si një faktor presioni dhe një sfidë sigurie për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë. Vendi ynë mbetet i përkushtuar për ruajtjen e paqes, por njëkohësisht dërgon një mesazh të qartë se nuk do të lejojë që interesat e saj jetësore kombëtare dhe mbrojtëse të rrezikohen.”

Ministri i Integrimit Evropian i Serbisë, Nemanja Staroviç, e cilësoi aleancën si një destabilizim të maskuar si bashkëpunim, duke e quajtur atë një provokim skandaloz në Ballkan.

“Kroacia dhe Shqipëria, dy anëtare të NATO-s, po ndërtojnë hapur një aleancë ushtarake me të ashtuquajturën Kosovë, një entitet që nuk njihet ndërkombëtarisht dhe që i ndalohet shprehimisht nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ligji ndërkombëtar të ketë një ushtri. Cili është qëllimi i vërtetë, nëse jo të rrethohet, frikësohet dhe kërcënohet Serbia?” shtoi ai.

Staroviç përfundoi se kjo lëvizje e pamatur, sipas tij, po shkatërron qëllimisht paqen e brishtë në rajon.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?