“Provokimet do të shumëfishohen”/ Macron paralajmëron NATO-n: Duhet të jemi të vendosur përballë Moskës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se vendet e NATO-s mund të përballen me një shtim të provokimeve nga Rusia, ndërsa Moska, sipas tij, synon të dobësojë vendosmërinë e shteteve evropiane për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Teksa ka folur në kuadër të Koalicionit të të Vullnetshëmve, Macron shprehu solidaritet me vendet që, sipas tij, janë vënë në shënjestër gjatë javëve të fundit dhe kërkoi vijimin e një qëndrimi të koordinuar brenda Aleancës.
“Është e qartë se vendet e NATO-s do të jenë në shënjestër dhe se provokimet do të shumëfishohen. Duhet të vazhdojmë atë që kemi nisur të bëjmë në kuadër të NATO-s për të garantuar një qëndrim të vendosur”, deklaroi Macron.
Një tjetër pikë ku presidenti francez kërkoi forcimin e masave ishte e ashtuquajtura “flotë hije”. Macron e cilësoi qasjen e deritanishme ndaj saj si efektive, por tha se nevojiten përpjekje të mëtejshme.
Sipas tij, vendet duhet të intensifikojnë sanksionet dhe masat e tjera, duke rritur njëkohësisht koordinimin mes tyre dhe duke shmangur një përshkallëzim të situatës.
“Ministrat tanë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme tashmë po punojnë në këtë front”, tha Macron.
Presidenti francez propozoi gjithashtu zhvillimin e një takimi ministror në javët e ardhshme, i cili të fokusohet posaçërisht te masat kundër “flotës hije”.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Sekuestrohen 1.4 ton kokainë, arrestohet kreu i bandës "Fanchos"

Guardian: Si po shkërmoqet në pak muaj shteti autokratik i Orbanit

VIDEO/ Ndodh edhe kjo! I riu ecën me shpejtësi me derën hapur dhe muzikë të lartë në tunel

Tronditëse/ Irani transmeton videon ku pretendohet se Barron Trump është “plotësisht i monitoruar” dhe vendos një shpërblim për vrasjen e...

SHBA anulon stërvitjen me Korenë e Jugut, trupat zhvendosen drejt Lindjes së Mesme





