Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave: 'Nuk heqim dorë nga e drejta jonë'
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zo...
Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në zo...
Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar rreth orës 12:00 pranë tregut të Kavajës. Sip...
Situata në fshatin Lundre paraqitet shumë e agravuar dhe me rrezik të shtuar. Zjarri ka dalë nga territori i Lundresë, ka përfsh...
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Alban Eftimi i kompanisë “Atelier 4” është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të...
“Starchitect shkoni në shtëpi!” Më 3 qershor, mes flamingove të fryra dhe pankartave që shpallnin “Shqipëria n...
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt ...
Edi Rama foli për rreth 70 minuta në Facebook për Besën, Pasqyrën dhe dialogun me qytetarët. Një fjalim i gjatë, i nd&...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...

Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj të ri, i cili synon të intensifikojë censurën online dhe të kufizojë qasjen në internet në vend.
Plani për Rregullimin e Hapësirës Kibernetike është një version i rishikuar i një projektligji të mëhershëm, nga i cili autoritetet hoqën dorë pasi shkaktoi kritika të ashpra në shtetin me rreth 90 milionë banorë.
Legjislacioni i ri i propozuar përjashton disa nga dispozitat më të diskutueshme të projektligjit të mëparshëm – Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike – por, kritikët thonë se qëllimi mbetet i njëjtë.
Projektligji i ri iu prezantua ligjvënësve më 26 gusht, megjithëse nuk është e qartë se kur do të hidhet në votim.
Projektligji i ri do të forconte kontrollin shtetëror mbi internetin dhe do t’i jepte Këshillit të Lartë të Hapësirës Kibernetike kompetencën mbi portat e internetit të vendit. Ky këshill është përgjegjës për monitorimin dhe filtrimin e internetit në Iran dhe anëtarët e tij emërohen nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike.
“Këshilli i Lartë i Hapësirës Kibernetike është njëkohësisht hartues i rregullave, ligjvënës, rregullator dhe, në njëfarë kuptimi, gjykatës”, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë eksperti iranian i sigurisë kibernetike me bazë në Slloveni, Puyesh Azizeddin. “Plani i ka përqendruar të gjitha këto kompetenca në këshill”.
Azizeddin tha se legjislacioni i propozuar do ta zhvendoste autoritetin larg Qeverisë – kryesisht nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – dhe do të kufizonte mundësinë e iranianëve për t’i mbajtur përgjegjës vendimmarrësit.
Projektligji do t’u kërkonte ofruesve të shërbimeve të internetit që të verifikojnë identitetin e përdoruesve, një masë që do të dëmtonte anonimitetin online. Platformat online mund të përballeshin me gjoba ose me revokim të licencave për shkak të shkeljeve.
“Përdoruesi iranian mbetet me një internet shumë të kufizuar dhe të mbikëqyrur rreptësisht”, tha ai.
Disa nene të Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike, nga i cili autoritetet hoqën dorë, janë larguar nga projektligji i ri, përfshirë kriminalizimin e përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), të cilat fshehin vendndodhjen e përdoruesve të internetit dhe u mundësojnë atyre të kenë qasje në faqet e bllokuar në shtet.
Nenet e tjera kanë mbetur të pandryshuara
Platformat e huaja online, në rast se do të miratohej projektligji i ri, do të përballeshin me kërkesën që të kenë prani fizike në Iran. Platformat vendore do të përballeshin me gjoba të larta dhe revokimin e licencës për çdo shkelje.
“Ky nuk është një plan i ri”, tha Azizeddin. “Sa herë që tërhiqet, ai transformohet nën një emër të ri dhe rikthehet”.
A do të shndërrohet në ligj?
Projektligji është hartuar në mes të luftës, që po vazhdon, mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, e cila nisi në shkurt. Konflikti ka vrarë dhjetëra zyrtarë të lartë iranianë dhe ka forcuar kontrollin e linjës së ashpër mbi pushtetin në Iran.
Lufta ka bërë që të shtrëngohet siguria në Iran, ku forcat e sigurisë janë dislokuar në qytetet kryesore dhe kritikët e Qeverisë janë arrestuar. Autoritetet gjithashtu e ndërprenë qasjen në internet për gati tre muaj, që është një nga ndërprerjet më të gjata të internetit në historinë moderne.
Vëzhguesit thonë se konservatorët e vijës së ashpër po përfitojnë nga kushtet e kohës së luftës për të vendosur kontrolle më të rrepta mbi internetin.
Por, projektligji i ri ka nxitur kundërshtime serioze nga disa pjesë të Qeverisë, përfshirë Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Administrata e presidentit reformist, Masud Pezeshkian, është paraqitur vazhdimisht si e prirë që t’u përgjigjet thirrjeve të iranianëve për lehtësimin e kufizimeve në internet, megjithëse vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon udhëheqësit suprem./Rel
Teherani po përgatitet për përmirësimin më të rëndësishëm të Forcave të tij Ajrore në dekada. Traj...
Algjeria do të transformojë një kazermë në shkretëtirën Tanzrouft , një nga vendet më të pafa...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton privatisht mundësinë e shpalljes së fundit të luftës me Iranin, ndërsa Pent...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Një mësuese 30-vjeçare e edukimit fizik ka dalë në gjyq për sulm seksual ndaj një nxënësi 16-vjeçar, n&eum...
Gjermania është përballur me një tjetër incident të dyshuar sabotimi ndaj infrastrukturës së saj energjetike. Policia ka...
Presidenti rus Vladimir Putin refuzoi të takohej me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, gjatë vizitës së këtij të fundit në Mo...
Dorëheqja e Dan Driscoll, zyrtarit më të lartë civil të Ushtrisë Amerikane, po shkakton trazira të reja në Pentagon, pas...
Eric Trump ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke zbuluar detaje nga pasaporta speciale, e quajtur si “Patriot Passport”. Kjo pa...
Komisioni Evropian po përballet me kundërshtime brenda selisë së tij në Berlaymont lidhur me vendimin për të mos hapur nj&eum...