Putin: Ukraina hapi "kutinë e Pandorës"

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të forcojë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe do të ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj sektorëve të ndjeshëm të ekonomisë dhe logjistikës ukrainase.
Deklaratat e tij vijnë pas sulmeve të fundit me dronë ukrainas ndaj depove dhe qendrave logjistike në territorin rus.
Putin tha se këto goditje kanë shkaktuar dëme ekonomike, por pretendoi se nuk kanë ndikuar në përparimin e forcave ruse në front.
“Regjimi i Kievit i vuri vetes qëllimin të dëmtonte ekonominë tonë. E hapi vetë këtë ‘kuti të Pandorës’. Tani do të ketë përgjigje ndaj sektorëve më të ndjeshëm të ekonomisë suaj”, deklaroi ai.
Sipas presidentit rus, ushtria po përgatit masa konkrete kundër infrastrukturës logjistike ukrainase.
“Doni të na prishni logjistikën? Atëherë masat hakmarrëse nuk do të vonojnë shumë”, tha Putin.
Ai bëri thirrje gjithashtu për zgjerimin e sistemit rus të mbrojtjes ajrore dhe për koordinim më të mirë mes strukturave civile dhe ushtarake.
Sa i përket negociatave, Putin përsëriti se Moska mbetet e hapur për bisedime, por vetëm duke marrë parasysh atë që ai e cilësoi si “realiteti në terren”.
Lexo edhe
BOTA
Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

VIDEO/ Aksidenti i pazakontë dhe “qesharak” i automjetit në rrugë

Vatikani investon 100 milionë euro për energji të gjelbër

FOTO/ Me byzylyk elektronik, abuzuesi i grave vrau yllin e TikTok-ut dhe hodhi trupin në vresht 950 km larg shtëpisë

VIDEO nga momenti/ Ndjekja ‘rrufe’ prej 160 km në orë e Passatit nga policia që përfundoi me 7 të vdekur





