Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Qeni ndez pa dashje tostierin dhe i djeg shtëpinë familjes/ Tre kafshë humbin jetën në zjarrin shkatërrues

P
Piranjat15 July 2026, 14:07 · 3 min lexim
Qeni ndez pa dashje tostierin dhe i djeg shtëpinë familjes/ Tre

Një familje në SHBA ka mbetur e shkatërruar pasi qeni i tyre shkaktoi pa dashje një zjarr masiv që përfshiu të gjithë banesën.

Ngjarja ndodhi në Maryland, ku ekipet e emergjencës mbërritën në një shtëpi në Foxglove Court, rreth orës 17:30 të së premtes, pas raportimeve për një zjarr të fuqishëm që kishte përfshirë ndërtesën.

Qeni ndez pa dashje tostierin dhe i djeg shtëpinë familjes/ Tre

Dy qen, të quajtur Bo dhe Addie, u shpëtuan nga fqinjët, të cilët hynë në banesën që po digjej për t’i nxjerrë jashtë para mbërritjes së zjarrfikësve.

Zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll flakët brenda rreth 20 minutash, por dëmet në banesë ishin të mëdha. Fatkeqësisht, disa nga kafshët shtëpiake të familjes nuk mbijetuan.

Qeni ndez pa dashje tostierin dhe i djeg shtëpinë familjes/ Tre

Autoritetet konfirmuan se qeni tjetër, Dakota, si dhe dy mace, ngordhën në zjarr. Në momentin e ngjarjes nuk kishte njerëz brenda shtëpisë dhe nuk pati të lënduar.

Pas hetimeve në vendngjarje, zjarrfikësit zbuluan shkakun e pazakontë të zjarrit. Njëri prej qenve ishte ngjitur mbi banakun e kuzhinës dhe kishte aktivizuar pa dashje tostierën. Pajisja ishte pranë disa materialeve që merrnin flakë lehtë dhe zjarri u përhap me shpejtësi.

I gjithë momenti dyshohet se është regjistruar nga kamera e sigurisë Ring e shtëpisë. Pamjet tregojnë qenin duke lëvizur mbi banak dhe duke prekur sende me putrat e tij, pak para se të shpërthenin flakët.

Zyrtarët e zjarrfikësve e kanë klasifikuar ngjarjen si një aksident tragjik.

Në një kthesë të pabesueshme, qeni që shkaktoi zjarrin ishte pikërisht njëri prej dy qenve të shpëtuar nga fqinjët dhe doli nga banesa pa dëmtime.

Një tjetër “mrekulli” ndodhi mes rrënojave: edhe hardhuca shtëpiake e familjes, një dragon me mjekër, u gjet gjallë. Reptili u dërgua për trajtim intensiv për 24 orë dhe arriti të mbijetojë.

Pas zjarrit, banesa pësoi dëmtime të mëdha nga flakët, tymi, bloza dhe uji i përdorur gjatë ndërhyrjes. Dëmi strukturor vlerësohet rreth 150 mijë dollarë, ndërsa humbjet për sendet brenda shtëpisë rreth 50 mijë dollarë.

Edhe pse rasti duket i pazakontë, ekspertët paralajmërojnë se zjarret e shkaktuara nga kafshët shtëpiake ndodhin më shpesh nga sa mendohet.

Sipas të dhënave të American Red Cross, kafshët shtëpiake shkaktojnë rreth 1000 zjarre në banesa çdo vit në SHBA, kryesisht duke rrëzuar pajisje ngrohëse ose duke aktivizuar aksidentalisht soba të lëna pa mbikëqyrje.

Këto incidente lidhen me rreth 40 mijë vdekje të kafshëve shtëpiake çdo vit nga zjarret në banesa.

Një rast i ngjashëm u regjistrua edhe vitin e kaluar në Connecticut, ku një qen aktivizoi pa dashje një sobë kuzhine, duke shkaktuar djegien e plotë të shtëpisë./Përktheu Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.