Serbia ka paralajmëruar se mund të ketë nderime shtetërore për kriminelin e dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiç.
Serbia po përgatitet që ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake, pavarësisht se ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, ka deklaruar se Mlladiç do të marrë të gjitha nderimet shtetërore dhe ushtarake që i takojnë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se autoritetet do të respektojnë dëshirën e familjes së tij lidhur me vendin e varrimit.
Vdekja e Mlladiqit dhe paralajmërimet për një varrim me nderime shtetërore kanë shkaktuar reagime të forta në rajon, duke rihapur debatet mbi glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte.
Reagime të shumta kanë ardhur edhe nga shtetet e rajonit, organizatat për të drejtat e njeriut dhe figura të ndryshme politike.
Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiçit me nderime shtetërore
Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Ratko Mlladiq, ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, do të varroset në Serbi me nderime të larta shtetërore.
Përmes një postimi në platformën X, Kearns ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Serbisë, duke thënë se ata mohojnë gjenocidin e Srebrenicës, ndërsa tani planifikojnë ta varrosin me nderime të plota personin që dha urdhrat për kryerjen e krimeve.
“Vuçiqi dhe Qeveria serbe e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. Tani do ta varrosin njeriun që dha urdhrat, Ratko Mlladiqin, me nderime të plota. Kjo është një rrëfim”, ka shkruar Kearns.
Edhe në Kosovë, ideja për varrosjen e kriminelit Mlladiq me nderime shtetërore ka hasur në reagime, me kritika ndaj Serbisë për glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se shteti do të ndihmonte në organizimin e një varrimi “dinjitoz” për Ratko Mlladiqin, nëse familja e tij do ta kërkonte.
"Nuk çuditem që Vuçiqi dëshiron varrim “dinjitoz” për Mlladiqin. Vazhdoj të çuditem se si, në vitin 2026, në zemër të Evropës, ende ekziston një shtet që nuk e ka përfunduar përballjen me të kaluarën e tij, ku kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen, ku presidenti i atij vendi i nderon 'dinjitetshëm' këta kriminel të dënuar për gjenocid, dhe në politikën e jashtme bashkëpunon hapur dhe madje edhe armatoset nga Rusia, Kina madje edhe Irani?", ka shkruar Hoti në Facebook
Reagime nga Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina
Deputetja e SPD-së në Gjermani, Jasmina Hostert, e cila ka lindur në Sarajevë, tha se Mlladiqi ishte përgjegjës për rrethimin e Sarajevës dhe gjenocidin në Srebrenicë.
Ajo theksoi se pas shifrave të viktimave qëndrojnë njerëz dhe jetë të ndërprera nga urdhrat e një krimineli. Hostert tha gjithashtu se Mlladiqi deri në fund e kishte mohuar fajësinë dhe nuk kishte treguar pendesë.
Reagimet nga viktimat dhe familjarët e të vrarëve në Srebrenicë janë ndër më të ashprat. Emir Suljagiq, drejtor i Memorialit të Srebrenicës, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe të së vërtetës për krimet, pavarësisht vdekjes së Mlladiqit.
Kada Hotiq, e cila humbi djalin dhe bashkëshortin, e cilësoi të turpshme trashëgiminë e tij dhe tha se drejtësia ishte që ai të vdiste në burg.
Shoqatat e viktimave e kanë lidhur drejtpërdrejt trashëgiminë e Mlladiqit me varrezat masive, gjenocidin dhe Srebrenicën. Në reagimet publike në Bosnje është shprehur edhe lehtësim që ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.
Nga ana tjetër, partitë opozitare dhe organizatat proevropiane në Serbi e kanë kundërshtuar një ceremoni të tillë.
Lëvizja Evropiane në Serbi e ka cilësuar varrimin me nderime shtetërore si “glorifikim institucional” të një personi të dënuar për gjenocid.
Geoffrey Nice: Mlladiqi tashmë i përket historisë
Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, tha se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë pasi lexoi lajmin se Ratko Mlladiqi kishte vdekur, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.
“Mlladiqi sot i përket kryesisht historisë. Madje edhe në pjesë të ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë, mund të gjeni të rinj në moshë studentore që nuk e dinë se kush është ai. Pra, bëhet fjalë për një figurë historike”, tha Nice.
Në Republikën Srpska, reagimet kanë qenë kryesisht në drejtim të glorifikimit të figurës së Mlladiqit.
Disa politikanë serbë të Bosnjës, përfshirë Milorad Dodikun, e kanë nderuar dhe kanë vënë në pikëpyetje mënyrën e trajtimit të tij nga Tribunali i Hagës. Reuters raporton se disa figura serbe e kanë cilësuar vdekjen e tij si “vrasje” dhe kanë lavdëruar rolin e tij ushtarak.
Reagime në Mal të Zi dhe Kroaci
Në Mal të Zi ka pasur reagime të forta politike. Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Mlladiqit.
Kjo ka shkaktuar kritika nga figura politike malazeze, ndërsa ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka reaguar duke kërkuar që Kroacia të marrë masa politike ndaj Malit të Zi për shkak të qëndrimeve të Mandiqit.
Media dhe komentatorët kroatë po e trajtojnë Mlladiqin kryesisht përmes rolit të tij në luftërat e viteve ’90. Sipas një analize të European Western Balkans, mediat kroate kanë vënë theks të veçantë në rolin e tij në luftën në Kroaci dhe krimet e kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Media evropiane e ka përshkruar gjerësisht Mlladiqin si të dënuar për gjenocid dhe si një prej figurave kryesore përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, riafirmoi mbështetjen për viktimat e gjenocidit dhe dënoi mohimin e krimeve. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së drejtësisë historike dhe kundërshtimit të glorifikimit të kriminelëve të luftës.
Media amerikane, përfshirë Associated Press dhe Washington Post, e kanë paraqitur Mlladiqin në kontekstin e vendimit gjyqësor ndërkombëtar: si komandant të forcave serbe të Bosnjës, të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, përfshirë rolin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës.
Në Francë, lajmi është pasqyruar gjerësisht në media. Courrier des Balkans e cilëson Mlladiqin kriminel lufte të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, dhe raporton se vdekja e tij ka rihapur ndarjet e thella në Bosnje dhe Serbi./RTK
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Gusht22:08
Mojtaba Khamenei "rishfaqet" me një mesazh për kohezionin social
Udhëheqësi suprem i Iranit u shfaq në skenë me një mesazh të gjatë për “Javën e Qeverisë”, i cili,...
BOTA
28 Gusht21:28
Putin dhe Xi Jingping takim për energjinë, dy liderët do të diskutojmë mbi tubacionin e gazit “Power of Siberia 2”
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në kuadër të samitit të Organizatës së Bashk&...
BOTA
28 Gusht20:29
Zelensky urdhëron intensifikimin e sulmeve ndaj Rusisë, objektivi deri në 1.000 dronë në ditë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka urdhëruar ushtrinë të rrisë ndjeshëm sulmet me dronë kundër Rusisë, me synimin...
BOTA
28 Gusht20:18
Barron Trump gjithnjë e më i izoluar, shqetësimet për sigurinë trembin djalit të presidentit
Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump dhe Melania Trump, vazhdon të mbajë një profil të ulët dhe...
BOTA
28 Gusht19:43
VIDEO tronditëse/ Momenti i shembjes së akullnajës që shkaktoi efekt shkatërrimtar me qindra të vdekur
Pamje dramatike të publikuara nga Himalajet tregojnë përmasat e shembjes së një akullnajeje, fenomen që dyshohet se lidhet me p&eu...
BOTA
28 Gusht19:31
Alarm i ri në Nepal, autoritetet lëshojnë paralajmërim për një tjetër përmbytje
Autoritetet në Nepal kanë lëshuar një paralajmërim të ri për përmbytje, ndërsa vendi vijon të përballet m...
BOTA
28 Gusht19:14
VIDEO tronditëse/ Përmbytjet shkatërrojnë gjithçka, banorët e një shtëpie të rrethuar nga ujërat shohin të tmerruar valën shkatërrimtare
Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje shkatërruese toke në Nepal është rritur në 579 , me 1,924 të zhdukur.
Qindr...
BOTA
28 Gusht17:53
Misteri i vizitës në Moskë, kreu i CIA-s udhëtoi brenda një kapsule speciale
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi drejt Moskës me një avion ushtarak amerikan C-17 Globemaster III, të pajisur me një nga siste...
BOTA
28 Gusht17:36
Rritet numri i viktimave në Nepal, 579 të vdekur dhe 1.924 të zhdukur
Të paktën 579 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa 1.924 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas përmby...
BOTA
28 Gusht15:54
Spiunazhi godet Gjermaninë, sulmet kibernetike dhe sabotimi i kushtojnë 211 miliardë euro
Autoritetet në Gjermani japin alarmin se ekonomia e vendit po përballet me një rrezik në rritje nga sulmet kibernetike, spiunazhi dhe sabo...