BOTA

Reforma e pensioneve në Gjermani/ DW: Çfarë do të ndryshojë për punonjësit në tërësi dhe emigrantët?

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Korrik 2026, 09:13

Reforma e pensioneve në Gjermani/ DW: Çfarë do të

Në Gjermani , qeveria e kancelarit Friedrich Merz u pajtua për themelet e reformës më të thellë të pensioneve prej dekadash. Ligji pritet të kalojë edhe në Bundestag brenda këtij viti. Por çfarë e nxiti këtë kthesë historike në sistemin gjerman të pensioneve, siç e quajtën shumë vëzhgues? Çfarë do t'u sjellë ajo punonjësve në tërësi? Ç'të re sjell ajo për migrantët?

Kthesa më e madhe e pensioneve prej dekadash

Qeveria në Gjermani përballet me dy rrethana strukturore: me plakjen e shoqërisë dhe faktin që ekonomia nuk po e merr veten. Politikisht, presioni në rritje i AfD-së, partisë së djathtë populiste, nxit pasiguri për konstelacionin politik.

Njëkohësisht, debatet e këtij viti në koalicionin qeveritar për reformat e nevojshme shpesh u ndikuan nga kufijtë partiakë. Ndaj për të bërë propozime për një reformë madhore si ajo e sistemit të pensioneve u ngarkua një komision prej 13 ekspertësh të njohur. Komisioni i paraqiti propozimet më 2 korrik dhe konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët në qeveri u shprehën menjëherë se do t'i zbatonin ato të gjitha.

Reforma mbështetet në dy shtylla kryesore: në detyrimin për të financuar në tregun e aksioneve një pjesë të pensionit dhe në rritjen shumë graduale të moshës së daljes në pension.

Mosha ligjore për daljen në pension po rritet që tani dhe do të arrijë në 67 vjeç më 2031. Pas kësaj, reforma kërkon që ajo të vazhdojë të rritet në përputhje me jetëgjatësinë mesatare në Gjermani.

Megjithatë rritja e moshës së pensionit do të bëhet shumë ngadalë. Që një person të mbushë 70-vjeç për të dalë në pension të rregullt, kjo nuk do të ndodhë para vitit 2092. Për shumicën e atyre që sot janë në moshë pune, reforma nënkupton vetëm disa muaj më shumë pune dhe jo vite të tëra. Ndërkohë, kancelari Merz bëri të qartë se pensionet nuk do të shkurtohen.

Fondi i ri i aksioneve dhe kontributi nga paga

Risia më e rëndësishme është detyrimi për çdo punonjës që ta financojë një pjesë të pensionit duke kontribuar në një fond aksionesh.

Fillimisht punonjësit do t'i mbahet vetëm 0,5 për qind e pagës bruto. Deri në vitin 2031 kjo përqindje do të rritet gradualisht në 2 për qind. Kontributi ndahet përgjysmë midis punonjësit dhe punëdhënësit, ndërsa fondi shtetëror i krijuar do t'i investojë këto para në tregjet e kapitalit. Një model i ngjashëm zbatohet në Suedi që nga viti 1999.

Sa më gjatë të kontribuojë një punonjës, aq më të larta do të jenë përfitimet. Njëzet vjet kontribute do të sjellin rreth 150 euro shtesë në muaj, ndërsa 45 vjet kontribute mund të shtojnë mbi 770 euro në muaj.

Pensioni ligjor nuk preket. Fondi i aksioneve i shtohet pensionit ligjor dhe, për herë të parë, tregu i kapitalit do të punojë edhe për pensionet më të vogla.

Financimi i pensioneve e zgjerimi i bazës së kontribuuesve

Në Gjermani pensioni nuk financohet nga kursimet personale, por nga brezi që punon sot. Sistemi quhet "Umlageverfahren", ose sistem shpërndarjeje: kontributet e atyre që punojnë sot kalojnë drejtpërdrejt te pensionistët e sotëm.

Niveli i pensionit është rreth 48 për qind e pagës mesatare për dikë që ka punuar plot 45 vjet. Shifra duket e ulët, por krahasimet ndërkombëtare tregojnë një tablo më komplekse. Franca, për shembull, premton rreth 50 për qind, por aty llogariten vetëm 25 vitet më të mira të punës dhe sistemi gjithsesi përballet me vështirësi.

Reforma synon gjithashtu zgjerimin e bazës së kontribuuesve. Për herë të parë do të përfshihen të vetëpunësuarit dhe deputetët, ndërsa po diskutohet edhe përfshirja e nëpunësve civilë. Edhe puna me pagesë minimale, e njohur si "minijob", do të lidhet më fort me sistemin e pensioneve. Kjo do ta shpërndajë barrën e financimit në më shumë supe.

Një element tjetër financimi do të jetë rritja e tatimit në 47 për qind për ata që fitojnë mbi 250.000 euro në vit. Megjithatë, sipas disa vëzhguesve bëhet fjalë për një grup të vogël me të ardhura shumë të larta.

Migrantët dhe përfitimet nga reforma

Migrantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen në këmbë të sistemit të pensioneve në Gjermani. Sot rreth një në pesë punonjës ka pasaportë të huaj, dy herë më shumë se në vitin 2004.

Sipas burimeve zyrtare, ishte pikërisht fuqia punëtore nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor që ndihmoi në kompensimin e mungesës së kontribuuesve gjermanë, p.sh. në vitin 2022.

Migrantët dallohen edhe për aktivitetin sipërmarrës. Ata përbëjnë 21 për qind të themeluesve të bizneseve, megjithëse përfaqësojnë vetëm 18 për qind të popullsisë. Reforma i përfshin për herë të parë në skemën e pensioneve edhe sipërmarrësit, mes tyre një numër të madh migrantësh.

Megjithatë, përfitimet nuk janë të njëjta për të gjithë migrantët. Ata që kanë ardhur vonë në Gjermani ose kanë pasur ndërprerje në kontribute grumbullojnë zakonisht më pak pikë pensioni. Edhe nga fondi i ri i aksioneve përfitojnë më shumë ata që investojnë herët dhe pa ndërprerje.

Një reformë me jehonë përtej Gjermanisë

Sipas mediave evropiane, Gjermania po i jep fund një veçorie që e ka dalluar prej kohësh: preferencës pothuajse ekskluzive për kursimet tradicionale.

Historikisht, gjermanët kanë preferuar t'i mbajnë paratë në mënyra konservatore, si librezat e kursimit, ndërsa aksionet shpesh janë parë si investime me rrezik. Fondi i ri shtetëror i aksioneve synon ta ndryshojë këtë kulturë.

Përmes tij pritet të investohen rreth 30 miliardë euro në vit në bursë. Në këtë mënyrë Gjermania afrohet me modele si ato të Danimarkës, Holandës dhe Suedisë, që prej kohësh mbështeten më fort te tregjet e kapitalit.

Një ekonomi e përmasave të Gjermanisë mund të ndikojë edhe në përparimin e projektit për një treg të përbashkët kapitali në Bashkimin Evropian. Edhe vëzhgues deri tani skeptikë po konstatojnë një dinamikë të re reformuese: krahas reformës së sistemit të pensioneve, që pritet të miratohet më së voni deri më 31 dhjetor, Bundestagu miratoi të premten (10.07.) edhe reformën e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm. Reformat shihen edhe si sinjal për investitorët: Berlini është në gjendje të veprojë kur është e nevojshme./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan