Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Rrëshqitja e dheut kërcënon familjet në Spathar, banorët: Jetojmë mes frikës dhe pasigurisë

P
Piranjat22 January 2026, 18:41 · 2 min lexim
Rrëshqitja e dheut kërcënon familjet në Spathar,

Një rrëshqitje masive dheu në fshatin Spathar të Librazhdit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë. Shtatë shtëpi janë dëmtuar, tre prej tyre thuajse të pabanueshme, ndërsa banorët jetojnë mes frikës dhe pasigurisë. Rrëshqitja e dheut, e cila nisi katër ditë më parë dhe vijon ende, ka goditur lagjen “Hoxhë” në Spathar, duke zhvendosur masa të mëdha dheu dhe rritur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë. Fenomeni është përsëritur disa herë brenda një ore.

Rrëshqitja masive e dheut ka dëmtuar 7 banesa, 3 prej të cilave thuajse të pabanueshme. Banorët jetojnë në vështirësi dhe kërkojnë ndihmë, pasi prej 4 ditësh janë jashtë strehës. Banorët tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash gjatë natës, duke i gjetur të papërgatitur dhe të tmerruar.

“Këtu jetojmë në ankth prej katër ditësh. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Toka lëvizte vazhdimisht, shtëpia kërciste, themelet janë në ajër”, thotë një banor.

Mes të prekurve ka edhe të moshuar, të cilët nuk kanë ku të strehohen.

“Nuk kemi ku të shkojmë. Natën dëgjojmë zhurma dhe kemi frikë të flemë. Kjo shtëpi nuk jetohet më, por nga halli rrihet”, thotë një banore.

Dëme janë shkaktuar edhe në prona e bagëtive, ndërsa familje të tëra janë detyruar të largohen përkohësisht.

“Gjithë jetën kam punuar për këtë shtëpi. Tani gjithçka është shkatërruar. Nuk kemi zgjidhje”, thotë një nga banorët.

Banorët shprehen se kanë kërkuar ndihmë pranë bashkisë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për vlerësimin e situatës, evakuimin e familjeve të rrezikuara dhe marrjen e masave parandaluese, përpara se rrëshqitja e dheut të sjellë pasoja tragjike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.