Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë dërguar në spital pasi një helikopter lajmesh u rrëzua të martën në mbrëmje, 15 shtator, në lagjen Chatsworth të Los Angeles.
Helikopteri u rrëzua pak para orës 19:00 me kohën lokale, mes dy ndërtesave tregtare. Autoritetet lokale thanë se ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në bord dhe emrat e viktimave nuk janë bërë publikë.
Stacioni televiziv NBC Los Angeles konfirmoi se bëhej fjalë për NewsChopper4, helikopterin e përdorur nga stacioni për mbulimin e lajmeve, i cili operonte gjithashtu për Telemundo 52.
Në momentin e aksidentit, helikopteri ndodhej në zonë për të raportuar mbi një aksident të rëndë me autobus.
Pas rrëzimit, zjarri u përhap në katër automjete dhe dy kontenierë magazinimi. Në operacionin e emergjencës u angazhuan më shumë se 70 zjarrfikës, bëri të ditur Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD).
Kapiteni i LAFD-së, Branden Silverman, tha se një prej viktimave ndodhej jashtë helikopterit në momentin e rrëzimit dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në NBC4, gazetarja veterane Colleen Williams konfirmoi se helikopteri i përfshirë në aksident ishte ai i stacionit.
“E dinim se ishte një helikopter lajmesh. E dinim se kishim humbur kontaktin me njerëzit tanë atje dhe sapo kemi marrë konfirmimin”, tha Williams.
Disa helikopterë lajmesh ndodheshin në zonën e Chatsworth në momentin e incidentit, pasi po raportonin për një aksident me autobus.
Më herët gjatë së njëjtës ditë, dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një automjet SUV u përplas me një autobus të qytetit në Chatsworth.
Pas aksidentit, autoritetet lokale dhe drejtuesit e shtetit shprehën ngushëllimet për viktimat.
Kryebashkiakja e Los Angeles, Karen Bass, tha se ishte “thellësisht e tronditur” nga humbja e jetëve në Chatsworth.
Edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa falënderoi ekipet e emergjencës për punën në vendngjarje.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB) do të drejtojë hetimin për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se çfarë e shkaktoi aksidentin.
Katërmbëdhjetë satelitë rusë të zbulimit thuhet se kaluan mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudit...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e &cc...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Shpërbërja e ngadaltë e Mbretërisë së Bashkuar duket se po përshpejtohet. Deklarata e fundit e kryeministrit Andy Burnham, se...
Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, pë...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Një pervers i neveritshëm, i cili ngacmoi seksualisht pesë vajza të mitura duke u nuhatur dhe prekur këmbët, është d&eum...
Arabia Saudite mund të ketë përdorur për herë të parë në luftime një prej raketave balistike të arsenalit t&eu...
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po riorganizon dhjetëra miliona dollarë nga fondet e ndihmës ushtarake amerikane për disa ...