Rrëzohet nga biçikleta, kryeministri grek përfundon në spital

Një incident i vogël ka ndodhur ditën e sotme me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili është rrëzuar nga biçikleta teksa po lëvizte në zonën e Haniës, në Kretë.
Sipas mediave greke, pas incidentit, Mitsotakis është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Haniës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mediat sqarojnë se kryeministri ka pësuar një dëmtim të lehtë në dorë, si dhe disa gërvishtje të shkaktuara nga fërkimi gjatë rrëzimit.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, Mitsotakis është larguar nga spitali. Para se të largohej, ai ka biseduar për disa minuta me qytetarët dhe pjesëtarë të stafit të spitalit.
Sipas raportimeve, incidenti nuk ka qenë serioz dhe kryeministri grek nuk ka pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm spitalor.
Lexo edhe
BOTA
Libani heq dënimin me vdekje, i pari vend arab që e ndalon me ligj

Trump largohet fshehurazi nga Turqia pas samitit të NATO-s, ndryshon avionin për shkak të kërcënimit nga Irani

Sistemi i ri i hyrjes në BE shkakton kaos në aeroporte, udhëtarët detyrohen të presin deri në 2 orë

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime lufte

Moti ekstrem do të jetë “normaliteti i ri” i ri klimatik: Edhe oqeanet arrijnë temperatura rekord

Si e përdori agjentja ruse Anna Chapman bukurinë dhe romancën për të mashtruar miqtë dhe të dashuruarit

Trump firmos urdhrin për kufizimin e vaksinave të fëmijëve dhe rekomandon ndarjen e vaksinës MMR

Kolumbia shpall gjendjen e katastrofës kombëtare, shkon në 132 numri i të vdekur dhe mbi 480 të plagosur





