Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Meksika po përballet me një fenomen shqetësues, ku personazhe të njohur të rrjeteve sociale po bëhen gjithnjë e më shumë objektiv i sulmeve të dhunshme. Të paktën 20 influencerë dhe krijues përmbajtjesh janë vrarë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa në disa raste ekzekutimet kanë ndodhur edhe gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta në rrjetet sociale.
Viktima më e fundit është José Luis Esparza, 37 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “El Putirrí”. Ai u ekzekutua brenda një restoranti në Ciudad Obregón, në shtetin verior të Sonorës.
Autoritetet meksikane po hetojnë nëse vrasja mund të ketë lidhje me marrëdhëniet e një të afërmi të Esparzas me një kartel droge. Sipas konsulentit të komunikimeve të sigurisë, Ivan Moyle, influencuesi mund të ketë qenë një “objektiv anësor”, me vrasjen që mund të ketë shërbyer edhe si mesazh për persona të tjerë.
Një tjetër rast që ka tronditur opinionin publik është ai i Cesar Castellum, i cili kishte më shumë se 600 mijë ndjekës në TikTok. Ai u qëllua për vdekje më 4 gusht, ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt pranë një restoranti të KFC-së në Culiacán, në shtetin e Sinaloas.
Castellum publikonte përmbajtje që dyshohej se favorizonin fraksionin “Los Mayos” të kartelit Sinaloa. Për vrasjen e tij u arrestua José Alberto “El Dron” Hidalgo, i cili sipas autoriteteve u tha hetuesve se Castellum ishte shënjestruar pasi kishte provokuar “Los Chapitos”, grupin e drejtuar nga djemtë e bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Një tjetër rast i bujshëm ishte vrasja e Valeria Márquez, e cila po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok nga salloni i saj i bukurisë në Zapopan më 13 maj 2025.
Një person i armatosur hyri në ambient dhe e qëlloi tre herë nga afër, ndërsa transmetimi ishte ende aktiv.
Në lidhje me këtë ngjarje janë hedhur dyshime ndaj Ramón Álvarez, një drejtues rajonal i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, si dhe djalit të tij, ish-partnerit të Márquez. Akuzat për organizimin e vrasjes janë mohuar nga djali i Álvarez.
Analistët e sigurisë thonë se arsyet e sulmeve ndaj personazheve të rrjeteve sociale janë të ndryshme. Sipas analistit meksikan David Saucedo, disa influencerë mund të kenë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me grupet kriminale, duke shërbyer në aktivitete të tilla si pastrimi i parave ose si fasadë për aktivitetet e tyre.
Por në shënjestër mund të përfundojnë edhe influencerë që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kartelet. Ata mund të publikojnë informacione mbi ngjarjet në qytetet apo shtetet ku jetojnë dhe, në këtë mënyrë, të ndikojnë në mënyrën se si perceptohen grupet kriminale.
Sipas Saucedos, kartelet synojnë të kontrollojnë informacionin që qarkullon për aktivitetet e tyre, kundërshtarët dhe autoritetet. Kjo ka bërë që edhe krijuesit e përmbajtjeve, ndonëse nuk janë gazetarë, të shndërrohen në objektiv të mundshëm të grupeve të krimit të organizuar.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin të hënën për t&eu...
Lufta mes SHBA-së dhe Iranit ka zgjatur shumë më tepër nga sa pritej, por pavarësisht tronditjeve, tregu global i naftës ka tregua...
Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se tetë vite burg, pasi përdo...
Një miqësi që zgjati për dekada mori një kthesë të pabesueshme, kur një test ADN-je zbuloi se dy gra, të cilat ishi...
Një anije u godit nga një raketë ndërsa përpiqej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar shqetësim...
Numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka tejkaluar 7,000, ndërsa vendi përballet ...
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është vënë në lëvizje në Indonezi pas humbjes së kontaktit me anijen...
Mjekët e urgjencës e gjetën në dhomën e gjumit, në një pellg gjaku, me prerje të thella në bark. Në spital, mj...
Gjykata Penale e Parisit ka dënuar me nëntë vjet burg dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh Ilyas Kherbouch, i njohur me nofkën G...
Vonë të premten në mbrëmje, më 11 shtator, një zjarr i madh shpërtheu në një azil për të moshuar në ...