Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
BOTA

Rrufeja godet fushën e futbollit në Tajlandë, humb jetën futbollisti 24-vjeçari dhe plagosen 9 të tjerë

P
Piranjat 5 August 2026, 16:51 · 2 min lexim
Rrufeja godet fushën e futbollit në Tajlandë, humb jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Tajlandë, pasi një rrufe goditi fushën gjatë një ndeshjeje, duke shkaktuar vdekjen e një futbollisti dhe plagosjen e disa të tjerëve. Incidenti ndodhi të martën, më 4 gusht, në stadiumin Santiphap, në distriktin Su-ngai Kolok të provincës Narathiwat, gjatë një ndeshjeje të Yala FC për kupën.

Sipas raportimeve, gjatë takimit kishte reshje të dendura shiu, kur papritur një rrufe goditi terrenin e lojës. Disa futbollistë u rrëzuan menjëherë në fushë, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë për t’u dhënë ndihmën e parë. Më shumë se 9 persona mbetën të plagosur, ndërsa pasojat më të rënda i pësoi futbollisti 24-vjeçar i Yala FC, Safwan Awa, i cili nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Klubi i tij ka reaguar përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet për familjen e futbollistit të ri.


“Bordi drejtues, stafi teknik, lojtarët dhe të gjithë anëtarët e Yala FC shprehin ngushëllimet më të thella familjes së Safwan Awae”, thuhej në deklaratën e klubit. Përfaqësues të klubit, të udhëhequr nga drejtori i Yala FC, shkuan në familjen e futbollistit për të shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre pas humbjes së rëndë.

Edhe Federata e Futbollit të Tajlandës (FAT) reagoi për ngjarjen, duke shprehur solidaritet me familjen, miqtë dhe klubin në këtë moment të vështirë.

Safwan Awa ishte bashkuar me Yala FC më 29 korrik dhe konsiderohej një lojtar me potencial të madh. Më herët ai kishte luajtur për Pattani FC, ku kishte shënuar 7 gola në 18 ndeshje, duke ndihmuar ekipin të ngjitej në Ligën 2 të Tajlandës për sezonin 2025-2026.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.