
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në Kongres se propozimi i administratës Trump parashikon përfundimin e sundimit të Hamasit dhe vendosjen e një administrimi në Gaza nga një autoritet që nuk do të ketë lidhje me organizatën.
Sipas raportimeve të Times of Israel, synimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të vendosur nën kontroll izraelit 70% të Rripit të Gazës, me qëllim mposhtjen e Hamasit, nuk është pjesë e planit të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit, deklaroi Rubio gjatë një seance dëgjimore në Kapitol.
Gjatë seancës, Sekretari amerikan i Shtetit u pyet nga kongresistja Rosa DeLauro, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike në Komisionin e Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, lidhur me qëndrimin e administratës amerikane ndaj objektivit të shpallur nga Netanyahu për marrjen nën kontroll të 70% të Rripit të Gazës me synim neutralizimin e Hamasit.
Në përgjigjen e tij, Rubio sqaroi se ky pozicion i Netanyahut nuk përfshihet në planin prej 20 pikash të paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas kreut të diplomacisë amerikane, plani i Uashingtonit synon t’i japë fund qeverisjes së Hamasit në Gaza dhe të krijojë kushtet për rindërtimin e zonës pas përfundimit të luftimeve.
“Ne kemi një plan dhe ai nuk parashikon diçka të tillë”, tha Rubio, duke iu referuar mundësisë së marrjes nën kontroll të 70% të Gazës.
Ai shtoi se: “Në fund të fundit, ne e kuptojmë se ajo që dëshirojmë ne dhe, besoj, ajo që do të dëshironin përfundimisht edhe izraelitët, është një Gaza që të qeveriset nga një autoritet që nuk është Hamasi”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
3 June08:42
Moldavia drejt bashkimit me Rumaninë?
“Moldavia do të shqyrtojë ribashkimin me Rumaninë fqinje nëse rruga e saj drejt anëtarësimit në BE pengohet ose bllok...
BOTA
3 June08:15
Arrestohet “Macja e Zezë”, i dyshuari kryesor për vrasjen e 19 punëtorëve të fermave në Honduras
Policia e Hondurasit njoftoi arrestimin e personit që konsiderohet si organizatori kryesor i vrasjes së 19 punëtorëve të fermave gjat...
BOTA
3 June07:39
Ushtria e SHBA dhe Irani nisin sulme të reja ndërsa negociatat për armëpushim ngecën
Ushtria amerikane njoftoi se ka ndërmarrë sulme “në vetëmbrojtje” kundër Iranit, ndërsa ka rrëzuar edhe raketa ...
BOTA
2 June23:34
Varfëria në Gjermani arrin nivelin më të lartë që nga viti 2020
Varfëria në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve të krahasueshme në vitin 2020, sipas ...
BOTA
2 June23:01
Të shtënat në Shtëpinë e Bardhë/ Politico: Darka e Korrespondentëve është shtyrë për më 24 korrik
Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë do të riplanifikohet për më 24 korrik, pasi eventi i Uashingtonit u ...
BOTA
2 June22:38
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bërthamor në ditët në vijim
Marco Rubio ka dhënë një përditësim mbi bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat duket se janë ngadalësua...
BOTA
2 June22:16
Po ndiqej nga policia, një burrë qëllon me armë efektivët dhe merr peng dy fëmijë në një apartament!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Dortmund të Gjermanisë, ku një burr&eu...
BOTA
2 June21:56
Pse burgjet në Europë po mbushen më shpejt se kurrë?
Bilal e njeh mirë jetën pas hekurave. Gjatë 10 viteve të fundit, 34-vjeçari ka vuajtur dënimin në pesë burgje të ...
BOTA
2 June21:36
Zelensky paralajmëron natë të rrezikshme: Rusia mund të nisë sulm masiv ajror
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët për mundësinë e një tjetër vale sulmesh ajrore nga...
BOTA
2 June20:44
Piloti fiton avionin privat në konkursin MrBeast, arrestohet për transportimin e marihuanës me vlerë 3.6 milionë dollarë
Sekretariati Kombëtar Kundër Drogës i Paraguait ( SENAD) njoftoi të dielën (31/5) se arrestoi pilotin 20-vjeçar x...