Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën për ndihmën ndaj Ukrainës: Po luajnë me zjarrin!

Rusia po kërcënon të godasë objektet ushtarake britanike në Ukrainë në përgjigje të përdorimit nga Kievi të raketave të prodhuara në Britani për të sulmuar objektiva brenda territorit rus.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të enjten se Britania dhe Franca po “luanin me zjarrin” duke u siguruar forcave ukrainase teknologji të ndjeshme raketash. Ajo paralajmëroi gjithashtu se këto veprime mund të kenë pasoja të paparashikueshme për Londrën dhe Parisin.
Pala britanike është në thelb një hap larg shndërrimit nga një bashkëpunëtor de facto në një bashkëpunëtor de jure të Kievit në agresion. Dhe sigurisht që do të ketë pasoja përkatëse”, tha ndër të tjera zëdhënësja e ministrisë ruse.
Kërcënimet ruse erdhën pasi udhëheqësit e Britanisë dhe Francës u zotuan të rrisin më tej mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Në një takim të aleatëve të hënën, si pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, të dy vendet u zotuan t’i japin Kievit akses në teknologji të klasifikuar dhe të përshpejtojnë dërgesat e raketave të mbrojtjes ajrore.
Lexo edhe
BOTA
Gjermani, mbi 15.800 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit

Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë

Reuters: Si u shndërrua 'ekskursioni i vogël' i Trump në një moçal

Shkaktoi aksident me Lamborghinin e tij luksoz, futbollisti i njohur rrezikon…

VIDEO/ Trump "fshin" Liqenin Ontario nga një Hartë dhe shkruan Liqeni i Amerikës

Francë/ Makina përplas turmën pranë një bari, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur

Nafta bie për të katërtën ditë radhazi, çmimi ra mbi 7% këtë javë





